Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

3 mënyra natyrale për të çlodhur sytë

21/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
3 mënyra natyrale për të çlodhur sytë

Nëse keni kaluar gjithë ditën përpara kompjuterit, lodhja e syve apo dhe tharja e tyre, është pothuajse e pashmangshme.





Por nëse e tillë është edhe puna juaj, përpiquni të gjeni kohë, të paktën për të zbatuar 3 këshillat e mëposhtme:Këshilla e okulistitGjatë kohës që punoni në kompjuter, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur apo si “të veshur”, largojini nga ekrani. Vështroni nga dritarja, sa më larg , për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur. Pas këtyre veprimeve, rikthejuni punës suaj, duke e përsëritur këtë gjë, sa herë e ndjeni të nevojshme.1.“Rregulloni” ekranin dhe opsionet e kompjuterit. Gërmat janë më të qarta në qendrën e tyre, por fillojnë të zbehen drejt skajeve. Kjo kërkon punë më të madhe nga syri për të ruajtur fokusin, prandaj, kur punoni, zgjidhni gjithmonë madhësinë 12 e sipër. Vendoseni ekranin 51-66 cm larg jush dhe pak më poshtë sesa niveli i syve. Mbajeni gjithmonë ekranin të pastër. Pluhuri apo shenjat e gishtërinjve do ta vështirësojnë punën tuaj. (kjo e fundit vlen shumë edhe në ipad, etj.)
2.Bëjuni kompresa syve. Zhysni një napë në ujë të vakët dhe vendoseni mbi sy (të mbyllur). Lajini sytë me shampoo bebesh, kështu do të aktivizoni vajin në gjëndrat e qepallave dhe do të përmirësoni cilësinë e lotit. “Marifeti” i vjetër I qeseve të çajit apo fetave të kastravecit, cilësohet ende si funksional, mjafton që t’i lini pak kohë më parë në ngrirje (qeset e çajit duhet t’i lagni më parë).3. Në një studim të kryer me bashkëpunimin e 32 mijë grave dhe një në një tjetër në laborator, rezultoi se pjesëmarrëset, në dietat e të cilave ishte e pranishme Omega 3, kishin shumë më pak probleme me tharjen e syve apo rrezik për inflamacion të tyre. Omega 3 gjendet në peshqit si salmoni apo sardelet apo dhe farat e lirit. Por nëse shija e tyre nuk ju pëlqen, provoni suplementet, gjithmonë me këshillën e mjekut.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Moti për sot/ Shira me intensitet të lartë/ Rrezikojnë përmbytjen zonat në veri dhe qendër të vendit

Moti për sot/ Shira me intensitet të lartë/ Rrezikojnë përmbytjen zonat në veri dhe qendër të vendit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera