Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

3 trajtimet natyrale që zhdukin rrathët e zinj poshtë syve dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të reja

18/08/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
3 trajtimet natyrale që zhdukin rrathët e zinj poshtë syve dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të reja

Regjimi ushqimor i varfër, çrregullimet hormonale, abuzimi me orët para kompjuterit dhe telefonit, lodhja, stresi, pagjumësia, intoleranca ndaj laktozës dhe drithërave, si dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve. Ky problem estetik mund të shfaqet në çdo kohë dhe bën që një femër të ndihet e pasigurtë rreth paraqitjes së saj. Në qoftë se edhe ju ndani të njëjtin problem si 55% e femrave në botë, Living ka për ju zgjidhjen e duhur. Nuk ju duhet të paguani për trajtime të shtrenjta ose t’i nënshtroheni ndërhyrjeve shpeshherë të rrezikshme që kryhen nga jo profesionistë. Tre trajtimet e mëposhtme do të zbehin rrathët e zinj poshtë syve, so të ushqejnë lëkurën e kësaj zone shumë delikate dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë me veten:





1.Trajtim me qumësht dhe bukë: Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën e errët poshtë syve, kurse buka përmban maja dhe vitaminë B, e cila neutralizon shenjat e rrathëve të errët dhe ushqen lëkurën. Merrni disa kuba tul buke dhe njomini në qumësht, lërini bashkë për 10 minuta dhe më pas vendosini poshtë syve. Pas 15 minutash lani fytyrën me ujë të ftohtë. Në qoftë se e bëni këtë maskë rregullisht, rrathët e zinj do të zhduken brenda një muaji.

2.Trajtim me lëng domateje: Domatja përmban lycopene, një antioksidant me veprim të fuqishëm që forcon muret e kapilarëve poshtë syve dhe i zbardh ato. Merrni një domate të pjekur mirë, lëreni të ziejë për pak sekonda dhe futeni fill në një enë me ujë të ftohtë. Kështu do të hiqni më lehtësisht cipën e saj. Më pas shtypeni në blender dhe me ndihmën e një topthi pambuku lyeni rrathët e zinj. Lërini të veprojnë për 30 minuta dhe lani fytyren me ujë të ftohtë. Provojeni këtë trajtim për dy javë rresht dhe rezultatet do t’ju habisin.
3.Trajtim me patate: Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjeja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta kastraveci të freksët për të reduktuar inflamacionin e lekurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitaminës./living


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
FOTO PAPARACI/ Alketa Vejsiu shijon pushimet në Dhërmi, linjat i mbulon me peshqir

FOTO PAPARACI/ Alketa Vejsiu shijon pushimet në Dhërmi, linjat i mbulon me peshqir








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera