Këngëtarja me origjinë nga Kosova por që i ka kapërcyer kufijtë e famës e tashmë njihet botërisht, Dua Lipa, elektrizoi Tiranën me koncertin që mbajti mbrëmë në sheshin Nënë Tereza.
Fans i saj që e ndoqi live nga sheshi koncertin ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ku vetë Bashkia e Tiranës e kishte marrë përsipër organizimin e eventit, menjëherë pas koncertit qe Dua Lipa mbajti një natë më parë në Prishtinë.
Në një takim që pati me të para koncertit, kryetari i bashkisë i dha Dua Lipës medaljen e Qytetit.
“Shumë i lumtur që nderuam Dua Lipën me Çelësin e Tiranës! Dhuroi koncert fantastik për 30 mijë të rinj, model frymëzues!”, shkruan Veliaj në llogarinë zyrtare në Instagram./Gazeta Express/