Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

A është gjumi i tepërt një shenjë depresioni? Zbuloni shenjat dhe sinjalet

17/03/2022
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
A është gjumi i tepërt një shenjë depresioni? Zbuloni shenjat dhe sinjalet

Njerëzit depresivë zakonisht ankohen për pagjumësi. Por tek disa njerëz që vuajnë nga depresioni, problemi është gjumi i tepërt. Sipas një studimi, vetëm 15% e njerëzve nën depresion kanë një tendencë për të fjetur më tepër. Kjo është arsyeja që shumë herë depresioni mund të jetë i paidentifikuar tek këta persona. Të flesh shumë herë pas here ose pas festave është gjë e mirë mirë. Por të flesh më tepër se koha e nevojshme çdo ditë kërkon vëmendje.





A e dini se disa njerëz flenë 20 orë në ditë? Mund t’a besoni një gjë të tillë? Më e keqja është se kjo gjë shpesh ngatërrohet me dembelizmin dhe lodhjen e tepërt, kur në fakt është shenjë e një depresioni atipik.

Arsyet pse dikush në depresion mund të flejë shumë


Ndjehen të sigurtë

Depresioni mund t’ju shqetësojë vërtet. Ekziston një frikë e vazhdueshme për shumë gjëra së bashku. Këto mendime janë aq të zhurmshme, sa do të dëshironit të ndalonin menjëherë. Ju bëheni të pambrojtur dhe gjithçka duket kaq dërrmuese. Gjumi është koha e vetme, kur ndiheni të sigurt. Kur flini, mund të vendosni gjithçka në pritje. Ju qëllimisht dëshironi të shkoni në një gjendje mendore të pavetëdijshme për ta shmangur depresionin.

Dilema e mungesës së dëshirës për të jetuar apo vdekur

Njerëzit depresivë shpesh e humbasin interesin për jetën e tyre. Ata nuk arrijnë të gjejnë ndonjë kuptim apo qëllim për jetën e tyre. Ka raste kur duan të vdesin, por nuk e gjejnë guximin për suicid. Ndonjëherë ata duan të jetojnë, por nuk mund të gjejnë arsye për të jetuar. Shumë persona përballen me këtë dilemë dhe gjejnë rehati në gjumë. “Lufta” e vazhdueshme midis dëshirës për të vdekur dhe për të jetuari i lodh ata. Gjumi është si një largim nga ky realitet për këta persona.

Ndalon nga ripërjetimi i traumës

Kur jemi në depresion, ne nuk dëshirojmë të kujtojmë ose rijetojmë ato gjëra që na kanë çuar në atëgjendje të rënduar psikologjike. Ne duam t’i harrojmë ato dhe të përpiqemi të ecim përpara. Por disi atovazhdojnë të kalojnë në mendjen tonë. Gjumi është një mënyrë përmes së cilës ato kujtime dhe trauma mund të ndalen. Njerëzit në depresion mund ta përdorin gjumin për të shmangur ripërjetimin e traumës.

Lodhja

Depresioni tenton të nxjerrë jashtë të gjithë energjinë. Të lodh fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Personat që vuajnë nga depresioni, ndiejnë lodhje të vazhdueshme trupore dhe mendore. Depresioni “e mashtron” trurin tuaj për të besuar se jeni të lodhur dhe keni nevojë për pushim.

Tags: arsyedepresion gjume
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Kanye West pezullohet nga Instagrami për 24 orë

Kanye West pezullohet nga Instagrami për 24 orë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera