Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

34 raste të reja, shkon në 712 numri i të prekurve nga Koronavirus në vendin tonë

25/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
34 raste të reja, shkon në 712 numri i të prekurve nga Koronavirus në vendin tonë

Ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19. 34 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

18 raste janë zbuluar në Krujë dhe 1 rast në Mat, 6 në Kukës, 4 në Tiranë në Burgun 313, 2 në Kurbin, 1 në Lushnje, 1 në Berat dhe 1 nga të riatdhesuarit.





“Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës, Sic është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri. Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat. Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv në Tiranë”, u shpreh Gentiana Qirjako në një deklaratë për mediat.

“Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat! I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Kylie Jenner nuk e njeh krizën, blen shtëpinë që kushton 36.5 milionë dollarë

Kylie Jenner nuk e njeh krizën, blen shtëpinë që kushton 36.5 milionë dollarë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera