Shkurti nisi me Hënën e Plotë në Luan (1 Shkurt), një kulm emocional që të shtyn të thuash “ja kush jam” pa filtra.
Në mes të muajit, vjen “reset”-i i madh: Hëna e Re + Eklips Diellor në Ujor ( që ndodh më 17 Shkurt), një buton “restart” për identitetin, rrethin shoqëror dhe drejtimin tënd.
Dhe pastaj, atmosfera ndryshon tonalitet: Dielli hyn në Peshq (18 Shkurt), që nënkupton më shumë intuitë, më shumë ndjeshmëri, më pak zhurmë.
Në sfond, Mërkuri futet në hijen para-retrogradë më 11 Shkurt dhe kthehet retrogradë më 25 Shkurt (në Peshq). Komunikime që ke menduar se u mbyllën, rikthehen për sqarim.
Dashi
Shkurti të tundon me një “po” impulsive, por muaji do zgjuarsi. Në dashuri do kërkosh intensitet, por stabiliteti vjen kur ul tonin e krenarisë dhe rrit tonin e dëgjimit. Në punë, idetë vijnë shpejt, mos i premto të gjitha para 25 Shkurtit (Mërkuri retrogradë = detaje që mungojnë). Shëndeti: ruaj ritmin e gjumit, sidomos pas 18 Shkurtit kur trupi kërkon më shumë qetësi.
Demi
Dashuria s’do dramë, do siguri, por Hëna e Plotë mund të trazojë një çështje familjare, ose të ndonjë personi të afërt, që të prek edhe zemrën. Në punë, shkurti të favorizon për reputacion, fol me prova, jo me hamendje. Shëndeti: kujdes me qafën/shpatullat dhe ngarkesën nervore. Më pak “mbajtje brenda”, më shumë shkarkim i butë (ecje, stretching).
Binjakët
Për ty, ky është muaji i fjalës por pikërisht këtu vjen testi! Nga 11 shkurti e në vijim, mos u mbështet te “më tha dikush”. Në dashuri, një bisedë që e ke shtyrë, kërkon vend. Në punë, rregullo dokumente/afate para fundit të muajit. Shëndeti: truri punon i “mbingarkuar”, vendos kufi.
Gaforrja
Në marrëdhënie kërkon siguri emocionale dhe Shkurti ta jep, por vetëm nëse s’përzien frikën me intuitën. Në punë, eklipsi i 17 Shkurtit të shtyn të ndryshosh mënyrën si ndan energjinë, mbyll një derë për të hapur një tjetër më të pastër. Shëndeti: hidratim dhe ritëm i rregullt, pas 18 Shkurtit dëgjo trupin, jo vetëm detyrimet.
Luani
Je “personazhi kryesor” që në ditën e parë të Shkurtit. Hëna e Plotë në shenjën tënde ndez dritat mbi ty. Dashuria kërkon guxim, por edhe përgjegjësi. Në punë, mund të marrësh një vëmendje të madhe ose të bësh një dalje publike. Kujdes me krenarinë. Shëndeti: zemra/energjia në vëmendje, mos e ço veten në limit vetëm për të “shkëlqyer”.
Virgjëresha
Dashuria këtë muaj s’është “perfekte”, është e vërtetë. Në punë, Shkurti të kërkon të rishikosh situatën. Çfarë s’funksionon më, mos e rregullo me forcë, ndrysho metodën. Shëndeti: stomaku/ankthi, sidomos pas hyrjes në Peshq, trupi reagon ndaj emocioneve të patrajtuara.
Peshorja
Në marrëdhënie, Shkurti është muaj i “balancës me zë”. Thuaj çfarë do, pa e ëmbëlsuar deri në humbje të kuptimit. Në punë, eklipsi i 17 Shkurtit favorizon kreativitetin, projektet me publikun dhe një start të ri. Shëndeti: ruaj nivelin e energjisë, mos u bëj “shërbim” për të gjithë.
Akrepi
Dashuria kërkon thellësi, por Shkurti të vë përballë një pyetjeje: po kërkon afërsi apo kontroll? Në punë, mund të kesh presion nga figura autoritare. Mos reagoni me “gjithçka ose asgjë”. Shëndeti: detoks emocional, më shumë qetësim (frymëmarrje, ujë, gjumë).
Shigjetari
Muaji të sjell lëvizje. Udhëtime të shkurtra, njohje, ide por nga fundi i muajit, Mërkuri të thotë “kthehu e rishiko”. Në dashuri, kërkon spontaneitet, në punë mos e shpërndaj veten në 5 drejtime. Shëndeti: lodhja vjen nga teprimi, zgjidh 2 prioritete, jo 10.
Bricjapi
Dashuria këtë muaj lidhet me respektin. Më pak prova force, më shumë marrëveshje të qarta. Në punë është kohë e mirë për financa, negociata dhe ristrukturim, por mbylli marrëveshjet kryesore para 25 Shkurtit nëse mundesh. Shëndeti: kocka/nyje, mos e neglizho lëvizjen e butë.
Ujori
Je në sezonin tënd dhe muaji të “shkruan” kapitull të ri. Eklipsi i 17 Shkurtit në Ujor të shtyn të ndryshosh imazh ose drejtim. Në dashuri, ose bëhet më serioze, ose zbardhet e vërteta. Në punë, një ide e re kërkon formë konkrete, jo vetëm vizion. Shëndeti: ritmi nervor kujdes, mos e mbingarko sistemin nervor me rrjete sociale, angazhime.
Peshqit
Nga 18 shkurti fillon sezoni yt dhe ti ndihesh më i “ndjeshëm” se zakonisht, që do të thotë edhe më intuitiv. Por vjen edhe sprova: Mërkuri retrogradë në Peshq nga 25 Shkurti sjell rikthime, keqkuptime, mesazhe të pambyllura. Në dashuri, mos e idealizo, në punë bëj “backup” dhe mos nënshkruaj pa lexuar dy herë. Shëndeti: gjumë, ujë, qetësi, kjo është “vitamina” jote e muajit.







