Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

4 karakteristika të Ujorit që e bëjnë unik!

09/02/2023
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
4 karakteristika të Ujorit që e bëjnë unik!

Ujori është si një fëmijë i vështirë me shpirt të lirë. Por nga ana tjetër, të jesh Ujor nuk është e lehtë. Fakti që ata kanë një mënyrë të veçantë të të qenit, është e shkruar në yje.





Ja cilat janë 4 karakteristika që i atashohen Ujorit:

1.Pavarësi me çdo kusht


Në qoftë se ekziston një shenjë e cila nuk do të hiqte dorë nga pavarësia dhe liria e saj, për asgjë në botë, është padyshim Ujori. Ujori është shenjë ajri dhe si rrjedhojë është e vështirë për të, të jetojë e mbyllur apo e kufizuar. Të lindurit në këtë shenjë janë shpesh të largët dhe të ftohtë, dhe nuk do lejonin njeri t’i afrohet zemrës së tyre deri pas një pikë të caktuar. Mund të jenë në shoqërinë e shumë njerëzve, por pak njerëz janë vërtet të afërt me ta. Nuk lejojnë që emocionet t’u errësojnë logjikën.

2.Kokëfortë në kulm

Të lindurit në këtë shenjë janë ndër shenjat më kokforta të horoskopit. Gjejnë gjithmonë një mënyrë për të bërë atë që duan, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët. Disa mund ta konsiderojnë si shenjë rebelizmi këtë sjellje, edhe mund te jetë, por kjo gjë nuk i pengon aspak Ujorët të ndryshojnë qëndrim.

3.Kureshtarë për çdo gjë

Në dallim nga shenjat e tjera që kufizohen te sipërfaqja dhe maja e ajsbergut, Ujorët kërkojnë të dinë gjithmonë e më shumë. Janë shumë detajistë dhe dëshirojnë të zbulojnë gjithmonë e më shumë. U pëlqen të gërmojnë shumë thellë me pyetjet e tyre.

4.Ëndërrimtarë deri në fund

Ujorët nuk flenë kurrë mbi dafina, por zhveshin mendjen nga realiteti dhe përhumben në ëndrra. Duan të vijnë me ide të reja revolucionare dhe të bëjnë çdo gjë sipas mënyrës së tyre. Gjëja që vlerësojnë më shumë është liria. Filozofia e jetës së tyre është “ëndërro dhe lëri të ëndërrojnë”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Next Post
Si t’i bëni thonjtë këtë Shën Valentin sipas shenjës së horoskopit!

Si t’i bëni thonjtë këtë Shën Valentin sipas shenjës së horoskopit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera