Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

4 legjendat që meshkujt kishin ngritur mbi orgazmën femërore

16/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
4 legjendat që meshkujt kishin ngritur mbi orgazmën femërore

Legjenda e parë





Gratë nuk kane fantazi të veçanta seksuale.

Gaboni nëse ende sot keni këtë mendim, pasi sipas sociologëve femrat nuk e kanë aspak problem tu tregojnë meshkujve se si ndihen. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejmë njëra-tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjerë do t’ia mbathnin”, paralajmëron Laura Rivolta, seksologe në Milano. Interesante… Por problemi qëndron në pikën sesi t’ia bësh për të qenë në sintoni. Si t’ia mbushësh mendjen një femre që ti tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave? Përgjigjja është e thjeshtë: duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua: asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të hapet më lehtë.


 Legjenda e dytë

Parapërgatitja duhet të zgjasë me orë

Ekziston një gjë për të cilën kanë rënë dakord shumica e femrave: ndonjëherë duan ndonjë të shpejtë. Surpriza e një seksi të papritur, në këmbe apo në një vend të pazakontë, është stimuluese për femrat, po aq sa edhe për meshkujt. “Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë së seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë. Dhe ja dhe një tjetër shok: kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. “Kur kemi pyetur meshkujt nga 35 vjeç e lart se cila ishte pjesa më e mirë e një marrëdhënieje seksuale, paradoksalisht na u përgjigjën: faza parapërgatitore”, thote David Quadagno, profesor biologjie në Angli.

Legjenda e tretë

Asaj i pëlqen vetëm butë

Kjo legjendë është ngritur mbi supozimin që femrat janë të ndryshme në një mënyrë të çuditshme, dhe pikërisht për këtë, kërkojnë më tepër kujdes dhe vëmendje edhe në “ato” momente. Por së fundmi psikologët kanë pranuar se nga pikëpamja seksuale, femrat nuk janë shumë më të ndryshme nga meshkujt, pranojnë psikologët. Ashtu si edhe meshkujt shpesh femrat pëlqejnë një seks pa përkëdheli, shumë prej tyre madje pëlqejnë edhe të kapen me vendosmëri dhe me forcë nga partneri i tyre herë pas here. Është mjaft i përhapur një mendim se sensualiteti mashkullor është brutal. Në të kundërt, seksologët mendojnë se seksi, duhet, dhe mund të jetë spontan dhe instiktiv nga ana e të dy partnerëve. Edhe pse kjo sjell rrezikun që të dy partnerët të mund të veprojnë në një mënyrë që mund të duken si agresive ndaj njëri-tjetrit.  Ideja e një mashkulli që pyet: “a të pëlqen ta bëj kështu e dashur?” apo “të pëlqeu zemër?” mund ti pëlqejë ndonjërës, por nuk ekzistojnë prova që kjo është ajo që preferojnë shumica e femrave.

Legjenda e katërt

Nëse e shtrydh të përgjigjet

Ndonjëherë mund të kesh dëgjuar se mënyra e vetme për ti dhënë kënaqësi një femre është ta prekësh në “atë” pikën e veçantë. Ky besim u përhap në vitet ‘70 kur një grup kërkuesish të seksit, të udhëhequr nga Masters e Johnson, duke u bazuar mbi studimet e mëparshme të Kinseyt e të ndonjë tjetri, arritën atë përfundim që në atë kohë u duk si maja e njohurive seksuale: që orgazma emërore i detyrohej ekskluzivisht një cope të vogël mishi ku ishin përqendruar të gjitha fijet nervore që quhet klitor dhe meqenëse ky gjendej jashtë vaginës ata arritën në përfundimin se një raport seksuale forma e ciftosjes me e vlerësuar deri në atë kohë nuk ishte më një pjesë e rëndësishme për të arritur në orgazëm. Fundi i diskutimit: organi mashkullor nuk ishte më i nevojshëm”. E pastaj, po në vitet 70 u prezantua edhe diçka më e ekzagjeruar: një grup mendimtarësh feministë përfituan nga këto kërkime për ti nxjerrë meshkujt seksualisht të panevojshëm. Pra, mesazhi ishte: “Ne femrat nuk kemi më nevojë për ju”./ Lexo.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Studimi/ Largojeni urgjentisht këtë objekt nga tualeti juaj

Studimi/ Largojeni urgjentisht këtë objekt nga tualeti juaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera