Alanna Hadid, motra e njohur e modeleve Gigi dhe Bella Hadid, ka dhënë fund beqarisë së saj.
40-vjeçarja u kurorëzua me të dashurin Ross Williams në një ceremoni intime në shtëpinë e Mohamad Hadid në Los Anxheles. Momenti i veçantë u shoqërua me emocione të mëdha, ndërsa dy motrat e saj, Gigi dhe Bella, si shoqëruese të nusës, nuk mund të mbajtën lotët dhe u dukën të gjitha të veshura me fustane të njëjta elegante.
Edhe pse pjesë e një prej familjeve më të famshme në SHBA, Alanna ka zgjedhur të mos kërkojë vëmendje si motra ose vajza e një personi të njohur. Ajo ka ndërtuar karrierën e saj si biznesmene, duke ndjekur rrugën e saj pa etiketa të famës familjare.
ml








