Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

4 sekrete për të pasur një lidhje të qëndrueshme

18/08/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
4 sekrete për të pasur një lidhje të qëndrueshme

Shumë njerëz harrojnë që pjesa thelbësore e lidhjes është ta ruash atë.

Të bësh për vete një femër, për një kohë relativisht të shkurtër, kërkon shumë këmbëngulje, por sigurisht që të ruash ekuilibrin në çift pas disa muajsh apo vitesh, është një detyrë shumë e vështirë. Kemi përzgjedhur disa sekrete të thjeshta, që kushdo mund t’i përdorë për të mbajtur ndezur zjarrin në çift dhe për të qenë të lumtur sa më gjatë

Kënaqësia e të prekurit

Dëshira është një nga treguesit e parë të një marrëdhënieje të lumtur. Prekja është një gjest i vogël, por shumë domethënës. Secili prej nesh duhet ta dëshirojë, të ketë kënaqësinë të ndiejë lëkurën e partnerit, shijen e puthjeve të tij dhe të dëshirojë të ndiejë drithërimën dhe euforinë që ajo jep. Prekja e duarve apo kërkimi i një kontakti fizik e bëjnë të kuptojë partnerin se ju jeni aty.

Përkushtojuni gjërave që ju pëlqejnë

Shpesh puna na rrëmben jashtëzakonisht shumë, ndonjëherë për ditë e javë me radhë, pa na dhënë mundësinë ta stakojmë spinën. Por duhet të kemi parasysh se marrëdhënia në çift do edhe kënaqësi, të cilat duhen ndarë bashkërisht. E rëndësishme në çift është të gjeni kohë për ta kaluar së bashku, për të bërë gjëra që ju pëlqejnë. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, por që të jetë burim gëzimi dhe harmonia.

Bëni gjeste të çmendura

Një çikë çmendurie i shërben çdo raporti të shëndoshë. Romantizmi, gjestet e vogla të përditshme janë thelbi i një marrëdhënie jetëgjatë, shkruan “in tv”. Bëjini njëri-tjetrit surpriza, dhurata të thjeshta me shumë domethënie, dhurojini çdo ditë përkujdesje të veçanta partnerit, sepse këto gjeste lënë gjurmë të mëdha, të cilat në momente të vështira janë ato që bëjnë ndryshimin.

Zbuloni gjëra të reja

Ju dhe partneri juaj keni stile të ndryshme jete? Jeni të angazhuar në punë dhe profesione të ndryshme? Mundohuni të interesoheni për profesionin e partnerit, bëni kërkime në internet, mësoni më shumë për punën e tij. Duhet të bëni të mundur që jetët tuaja të gërshetohen, që të ndryshmet tuaja të jenë motiv për t’u rritur dhe që të caktoni një dialog konstruktiv për të zbuluar gjëra të reja dhe për të qenë më aktivë. Mundohuni ta përfshini partnerin në jetën tuaj, por nga ana tjetër edhe ju të bëni pjesë në të tijën. Shpesh nuk u japim rëndësi gjesteve të vogla, por pikërisht nga këto të fundit ndërtohen marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Femrat duhet ta shfrytëzojnë këtë moment gjatë seksit, për të mbetur shtatzënë

Femrat duhet ta shfrytëzojnë këtë moment gjatë seksit, për të mbetur shtatzënë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera