Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

5 arsye pse “Geraldina Sposa” është “simply the best”

07/06/2017
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
5 arsye pse “Geraldina Sposa” është “simply the best”

Klas, finesë, elegancë, stil, pastërti! “Geraldina Sposa” është fuqia e thjeshtësisë. Këtë e tregon në çdo event gjatë vitit, e mbi të gjitha e shpërfaq mrekullisht në sfilatën e përvitshme. Prej 22 vitesh veshin ëndrrat, me magjinë e një dorë të padukshme, që shndërron gjithçka që prek, në një skenë filmi. Lulet, fjongot, karriget, pasarela, dekoret dhe një arredim i detajuar i dorëzohen pushtetit të së bardhës, duke i kthyer vajzat në princesha, nën ndriçimin llamburitës që ledhaton të bukurën.





Asgjë me tepri, si formulë e një eventi perfekt edhe sfilata e këtij viti që u mbajt më 1 qershor, solli në një natë të vetme nuse të vërteta, modele, vajza ekrani dhe engjëj të vegjël zbukuruar me fustane të mrekullueshme që ngërthenin teknikat më të mira dhe punimet më të arrira, për ditën më të bukur në jetën e një vajze – fustanet e importuara nga brandet më të njohura botërore, që tregtohen ekskluzivisht në sallonin e “Geraldinës”, por edhe ato të krijuara nga marka e parë shqiptare në biznesin e nusërisë. Muzika e zgjedhur, një festival dritash sollën një përvojë të pazëvendësueshme, në një mbrëmje magjike ku ishte vënë zemra në çdo pjesë të programit. Sfilata e këtij viti ishte shumë ndryshe nga herët e shkuara – një pasarelë gjigande, 109 metra, më e gjata e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, në një nga rrugicat e hotel Rogner, në qiell të hapur, krijoi për të pranishmit një atmosferë të jashtëzakonshme.


Tri kalime, në një ftesë ku shfaqeshin dy silueta, një nuse e rritur e një vogëlushe. Më 1 qershor “Geraldina” prezantoi edhe koleksionin “KALTRA”, që mban emrin e vajzës së Armand Pezës dhe Marçela Latit.

Koleksioni me 22 fustane, ku nuset disa edhe nëna ecnin përkrah modeleve të vogla, të cilat s’afërmi mund të ecin në gjurmët e Linda Podës, Kristi Çavos, Egla Harxhit, Andresa Ambrosios, Kledia Haxhajas, Suada Sherifit, Matilda Mecinit, Marigona Nilës, Eva Muratit, Elvira Harizajt, etj.

Një nga momentet e veçanta ishte sfilata e modeles Adrola Dushi, e ardhur enkas nga USA. Ajo është shfaqur për të parën herë për publikun shqiptar në sfilatën e Geraldinës. Këtë herë u hijeshua me një fustan të stiluar nga Hervé Moreau. Në pasarelë, parakaloi edhe një nuse 8 muajshe shtatzënë, Arianita që është në pritje të ëmbël dhe mamaja e re, Andrra Destani.

5 ARSYE PËR 1 EVENT

Mes dhjetrash zgjedhim vetëm 5 arsye pse “Geraldina Sposa” është “simply the best”…

1- Ishin të parët që krijuan standardet në biznesin e eventeve dhe nusërisë duke e kthyer dasmën në përrallore, kur ende në rrethinat e Shqipërisë deri afër qendrës, nusja qante për traditë.

2- Organizojnë prej 14 vitesh eventin ku duan të marrin pjesë gjithë, aq sa është e vështirë të gjesh ftesa. Në vitin 1995 kur u çel, salloni nisi të krijonte emrin e tij si zgjedhja e parë dhe e vetme për të gjetur fustanin e duhur të nuses, tashmë në vitin e 22-të nga hapja njihet për organizimin e eventeve më të mëdha, lançimin e të parit brand shqiptar të prodhimit të veshjeve të nusërisë dhe kokteilit, por edhe për mbajtjen e një eventi të tillë, ku veç sfilatës shijohet dhe një festë e jashtëzakonshme dhe del në pah shpirti i mondanitetit të Tiranës.

3- Gjejnë gjithmonë një element spektakolar, traditën e ‘nuses së nderit’ këtë vit e zëvendësoi koleksioni “Kaltra” i veshjeve për fëmijë.

4- Kanë në pasarelë modelet, miss-et, e prezantueset më të dashura shqiptare ose vajzën më ‘in’ të vitit. Ndër vite ata kanë pasur nuse nderi Valbona Selimllarin, Arbana Osmanin, Rudina Magjistarin, Eranda Libohovën, Sonila Meçon, Valbona Çobën, Anbeta Toromanin, etj.

5- Thjeshtësia dhe modestia. Kjo nuk falet as nuk gjendet lehtë. Në Tiranën ku bën bujë çdo tullumbacë, të gjesh dy njerëz që organizojnë eventin më të bukur të vitit, pa dalë në skenë për ta pushtuar atë, nuk ndodh. Mandi dhe Marçela janë pluhuri magjik i Hirushes – e hedhin atë duke dhuruar një përrallë, por pa u dukur dhe pa u imponuar. Mbi të gjitha, ata janë të thjeshtë në komunikim me gjithësecilin, qoftë me nusen e nderit, qoftë me nuset e zakonshme që kërkojnë ndihmën e tyre në dasmë. / revistawho.com

 

Tags: eventfustanegeraldina sposanuseVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
FOTO/ Shfaqen për herë të parë të tre, ja si duket Bieta pas lindjes

FOTO/ Shfaqen për herë të parë të tre, ja si duket Bieta pas lindjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera