Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

5 gabime të zakonshme në veshje, ja si t’i korrigjosh

23/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
5 gabime të zakonshme në veshje, ja si t’i korrigjosh

Cilat janë gabimet e shpeshta stilistike që bëjnë femrat në veshje? Jo vetëm ti, por edhe shumë femra të showbiz-it bien në të tilla gabime që ndalojnë zhvillimin e mëtejshëm të stilit.





1.Masa e gabuar

Je e sigurt që e di se cilat janë rrobat që të bëjnë e ato që nuk të bëjnë? Shumica e femrave nuk e dinë masën e tyre fikse dhe në shumë raste dështojnë me veshjet e tyre. Ose shumë të ngushta, ose shumë të gjera, këto rroba mund të shkatërrojnë look-un.


Tip: Kur të vizitosh dyqanin e parë pasi të lexosh këtë shkrim, kërko nga shitësja të të ndihmojë për të gjetur masën tënde fikse. Është mënyra më e thjeshtë për të mos rrënë sërish në kurthin e masës.

2.Mosguximi

Shumë femra i qëndrojnë besnike veshjeve që mendojnë se iu bëjne e iu shkojnë. Xhinset, bluzat, t-shirt, fustani i zi janë disa nga veshjet që kanë vend të përhershëm në gardërobë. Por, mos ka ardhur momenti për të provuar diçka ndryshe?

Tip: Shiko tendencat e fundit të modës dhe zgjidh cila nga ato të shkon më shumë. Më pas mundohu që ta përvetësosh këtë trend, pa dalë nga stili jot.

3.Takat e larta

Takat e larta janë shumë të bukura e seksi, por kur di të ecësh mbi to. Nuk ka gjë më të tmerrshme se sa një femër që mundohet të ekuilibrojë mbi takat e larta në përpjekje për mos rënë.

Tip: Preferoni takat mesatare deri në 8 cm, të trasha. Është mirë që ecja jote kurdoherë të duket e sigurtë dhe chic.

4.Jepi kujdes detajeve

Detajet bëjnë diferencën. Nëse preferon të vishesh me rroba njëngjyrëshe pa i kombinuar ato me aksesorët, atëherë stili jot do të jetë i zymtë.

Tip: Mos dil nga shtëpia pa i dhënë dritë veshjes tënde me një aksesor të veçantë. Nuk e kemi fjalën për ekzagjerime, por për diçka që do e tregojë look-un tënd të kuruar.

5.Mungesa e vetëbesimit

Nuk ka kuptim të veshësh një fustan pas trupit, nëse nuk ndihesh mirë brenda tij.

Tip: Rregulli kryesor i pashkruar për stili e femrës është të veshë gjithmonë veshje të cilat i zgjedh vetë.

Tags: fashiongabime ne veshjeMode
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Maribel aktorja e telenovelës ‘’Rubi’’, pesë gjërat që nuk i dinit për të

Maribel aktorja e telenovelës ‘’Rubi’’, pesë gjërat që nuk i dinit për të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera