Në këto vite pandemi ndër më të prekurat, krah shëndetit kanë qenë marrëdhëniet njerëzore. Miq kemi humbur dhe miq na kanë humbur. Me ndryshimet sociale, mbase për disa ka lindur edhe dëshira për të rinovuar shoqërinë, ose thjesht për të njohur njerëz të rinj.
Psikologët kanë arritur në përfundimin se ka 5 mënyra për të bërë miq të rinj dhe shpejt…
Si fillim, para se të kërkosh miq të rinj duhet të analizosh me veten sa i/e gatshme je të përfshihesh në një miqësi të re. A je gati të dalësh nga zona e komfortit dhe flluska që mbase e ke futur veten gjatë një kohe të gjatë izolimi.
- Nis me bazat, pra nga njohjet që ke. Mund të dalësh me miqtë dhe kolegët aktualë dhe prej tyre të njohësh njerëz të rinj. Është një rrjet shumë funksional.
- Mund të rizgjosh shoqëri të vjetra. Thjesht rikonktako me njerëz që dikur kaloje shumë kohë.
- Përfshihu në grupe argëtimi të ndryshme. Interesat e përbashkët luajnë një rol të rëndësishëm në miqësitë e krijuara.
- Ndërmerr iniciativa pa frikë. Nuk i dihet asnjëherë sa mirë mund të dalin derisa i provon.
- Bëj diçka për veten. Mund të dalësh të hash drekë ose darkë vetëm dhe rastësisht të njohësh një mik të ri.