Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

5 momentet kur Lorik Cana tregoi hapur që është shqiptar

29/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
5 momentet kur Lorik Cana tregoi hapur që është shqiptar

Meqë jemi në Festat e Nëntorit dhe teksa flet për patriotizmin nuk ka se si të mos vijë në mend futbollisti i njohur, Lorik Cana. Ai është shqiptari që nuk lë vend pa e treguar që është i tillë. RevistaWho.Com ka zgjedhur t’ju kujtojë pesë momentet, në të cilat Cana e thotë mjaft qartë “Jam shqiptar”.





1.Vendlindja e Lorikut është Gjakova. Ai vjen nga një familje tipike shqiptare me tradita dhe zakone. Loriku është djali i Agim Cana. Si çdo baba shqiptar që dëshiron ta trashëgojë talentin brez pas brezi dhe ai ashtu bëri.

2.Cana gëzon tre passaporta me kombësi të ndryshme si shqiptare, franceze dhe ajo e Zvicrës. Kjo gjë i dha të drejtën futbollistit të kishte mundësi të zgjidhte se me kë kombëtare dëshironte të luante. Pa dyshimin më të vogël, Loriku bëri zgjedhjen e tij vendimtare për gjithë jetën, Shqipërinë.


3.Dashuria qe Loriku ka ndaj atdheut, ka bërë që të ndjekë studimet universitare në degën e Historisë, pas kaq shumë vitesh. Ai ka një dëshirë të zjarrtë për të zbuluar dhe mësuar sa më shumë rreth vendit. Arkeologjia është një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe është shprehur se ka në plan për të punuar në fushën e albanologjisë pas karrierës së futbollit.

4. Tatuazhet në trupin e Lorikut janë elementet që tregojnë se sa patriot i devotshëm është. Ai ka shumë të tillë, po ne po ju kujtojmë më domethënëset dhe patriotiket. Shqiponja e madhe e realizuar në krahë, bën që në çdo ndeshje të evidentohet, jo vetëm në rastet e entuziazmit që e kap futbollistin, po dhe në momente të papritura nga vrapi plot pasion drejt topit. Një tjetër tatuazh po aq i rëndësishëm dhe kombëtar i Canës është afër kyçit të dorës. Sapo e shikon, e kupton menjëherë që është dedikim ndaj Shqipërisë. “2 mars 1444”, ka shkruar ai me numra romakë. Kjo datë simbolizon ‘Besëlidhjen e Lezhës”, e cila është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të epokës së Skënderbeut, më të lavdishmes që ka njohur populli ynë.

5.Lorik Cana është bërë baba për herë të parë më 23 shtator të vitit 2015. Ai dhe bashkëshortja e tij Monica janë bërë prindër të një djali. Nuk kishte si të mos mungonte dhe dashuria e flaktë që Loriku ka për atdheun në përzgjedhjen e emrit të të birit. Ai e ka pagëzuar të voglin me një emër të lashtë ilir, Bojken. Edhe me këtë vendim, Cana e tregoi se sa shqiptar është. Ne nuk na mbetet veçse t’i urojmë “Jetë të gjatë” djalit dhe të rritet në një familje të shëndetshme.

Tags: emerhistorilorik canamomentepatriotshqiptartatuazh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Next Post
Ja kush janë 10 femrat më të bukura në botë ndër vite

Ja kush janë 10 femrat më të bukura në botë ndër vite








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera