Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

5 premtimet e Trump

09/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
5 premtimet e Trump

Zotimi i Donald Trump për ta “bërë Amerikën të madhërishme sërish” në vetvete u ndërtua në një mori premtimesh, që solli pranë vetes mbështetës dhe i dhanë sot një fitore mahnitëse.





Më poshtë janë disa prej premtimeve kryesore të Trump, që votuesit presin që ai t’i mbajë, një moment që merr postin e Presidentit në Janar.

Muri


Padyshim që një ndër premtimet dhe deklaratat kryesore të Trump ishte ndërtimi i murit mes SHBA dhe Meksikës. Trump e ktheu çështjen e emigracionit në një pikë kyçe të fushatës së tij, që në momentin e parë që shpalli kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë, në Qershor të 2015 – ës, kur deklaroi se Meksika po sillte “përdhunues” e “kriminelë” nga kufijtë.

Muri, për të cilin premtoi se do të ishte i “bukur” ishte deklarata më e fortë sa i përket emigracionit. Ai insistoi se Meksika do të paguante për ndërtimin e tij, ndonëse kur takoi presidentin meksikan Enrique Pena Niento në Gusht, nuk e përmendi si temë. Shumë demokratë dhe votues më të moderuar kanë shprehur kundërshti për ndërtimin e murit, por propozimi është shumë popullor ndër mbështetësit e Trump. 79 përqind e mbështetësve shprehen se janë pro ndërtimit të murit me Meksikën, kjo sipas Qendrës Kërkimore Pew.

“Kyçeni atë”

Thirrjet nisën gjatë Konventës Kombëtare Republikane. Shumë shpejt “kyçeni atë” u kthye në një ritual në çdo tubim të Trump. Dhe gjatë debatit të dytë presidencial, Trump i tha Hillary Clinton se kur të fitonte, do ta “instruktokte Prokurorin e Përgjithshëm që të vendoste një hetues për të parë situatën e email –eve që mungonin”.

Clinton iu përgjigj duke i thënë se ishte diçka tmerrësish e mirë që dikursh me temperamentin e Donald Trump nuk ishte në krye të ligjeve në vend.

Trump iu kundërpërgjigj: “Sepse ti do të ishte në burg!”

Shumë kritikë të politikës, si të djathtë dhe të majtë u shqetësuan nga deklaratat e Trump, megjithatë mbështetësit e tij e morën për të mirëqenë.

Drejtori i FBI, James Comey tha gjatë fundjavës se Clinton nuk do të përballet me akuza për email –et. Por Trump është betuar për ta rishikuar këtë çështje dhe kjo është diçka që mbështetësit e tij zor se do ta harrojnë.

Dëbimi i myslimanëve

Pothuajse një vit më parë, pas masakrës në San Bernardino, Kaliforni, Trump lëshoi propozimin e tij më dramatik: “Moslejimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, derisa përfaqësuesit e vendit të mund të kuptonin se çfarë po ndodhte.”

Propozimi u shndërrua gjatë këtyre 11 muajve, duke e bërë të vështirë identifikimin e pozicionit të saktë të Trump në këtë çështje. Pasi kaluan disa kohë ai tha se “moslejimi do ishte i aplikueshëm për çdo emigrant, kombi i të cilit ka qenë i komprometuar nga terrorizmi”, edhe pse pengu i tij real përshkruhet më së miri në faqen e fushatës së tij presidenciale.

Muajin e kaluar, kandidati Mike Pence, i cili e quajti propozimin origjinal “fyes dhe jo kushtetues”, tha se Trump nuk e mbështet më ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA. Por republikanët besojnë se Trump kishte të drejtë herën e parë. Nga të dhënat e sondazhit në fillim të vitit u zbulua se votuesit e republikanëve e mbështesnin moslejimin e përkohshëm të myslimanëve në vend.

Shfuqizimi i kujdesit shëndetësor të Obamës

Republikanët janë përpjekur të shfuqizojnë që nga momenti i nënshkrimit në vitin 2010, ligjin e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama. Tashmë ata do kenë një përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar këtë punë.

Trump e ka etiketuar ligjin e quajtur “Obamacare” si “katastrofik” dhe u betua se do ta zëvendësonte me planin më të mirë shëndetësor që ekziston.

Perspektiva e heqjes së ligjit “Obamacare” do gëzojë dhe republikanët që ishin në mëdyshje ndaj kandidaturës së Trump. Paul Ryan tha javën e kaluar se pavarësisht dyshimeve të tij ndaj Trump, ai kishte votuar për kandidatin republikan për shkak të mundësisë për të hequr qafe ligjin e kujdesit shëndetësor të Obamës. Trump tanimë është “i armatosur” me një shtëpi republikane dhe një Senati të etur për shfuqizim, edhe pse kjo do të fshijë 20 milionë persona nga sigurimet shëndetësore.

Heqja e NAFTA (Barrierave ekonomike midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës) dhe TEC (Vlera totale e pagës bazike)

Fitorja e Trump të martën është ndikuar shumë nga shtetet si Uiskonsin dhe Pensilvania, të cilat për herë të parë që prej vitit 1980 votuan për republikanët, ku Trump kryesonte dhe në Miçigan. Ai frymëzoi votuesit atje me një mesazh popullor për tregti të lirë, duke u premtuar që do i kthente komunitetet e tyre në vitet e arta, duke hequr punët e vështira për punëtorët.

Dy çështjet në fjalë, Marrëveshja e Amerikës së Veriut për Tregti të Lirë (NAFTA) dhe Partneriteti i Trans-Paqësorit (TC) i dha Trump votuesit e Rust Belt, duke dalë si një pikë e dobët politike për Clinton. Ajo iu kundërvu TEC-it, gjë për të cilën është kundërshtuar nga shumë demokratë dhe për të cilën Trump mori pikë. Gjithashtu dhe kundërshtimi i Clinton për NAFTA, i cili ishte nënshkruar me ligj nga burri i saj, ish – Presidenti Bill Clinton, ishte diçka e vështirë për t’u hedhur poshtë.

Nga ana tjetër, Trump ka qenë pro të dyjave. Ai ka premtuar të rinegociojë kushtet e NAFTA me Meksikën dhe Kanadanë, duke e lënë të hapur mundësinë për t’u tërhequr tërësisht dhe ka thënë se nuk do të miratojë TEC si President./TV.KLAN

Tags: donald trumppremtime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post
E pabesueshme/ Nostradamus ka parashikuar për zgjedhjen e Donald Trump si president

E pabesueshme/ Nostradamus ka parashikuar për zgjedhjen e Donald Trump si president








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera