Pavarsisht se cilësohet si një nga momentet më të bukura të vitit, festat krijojnë edhe situate shumë stresuese. Që nga blerja e dhuratave, shpenzimet e shumta kuptohet se është shumë e nevojshme që viti i ri të nisë më i qetë. Në fund të vitit të gjithë përcaktojmë disa qëllime që duhet t’i mbushim për vitin pasardhës. Shpesh qëllimet janë si premtime boshe si: humbja e peshës apo të lexuarit e një numri të caktuar librash. Këtu mund të gjeni disa ide se si ta filloni vitin tuaj me më shumë pozitivitet dhe qetësi.
1. Filloni çdo ditë me një shënim të mirë
Një moment të shkurtër rreth pesë minuta çdo mëngjes mendoni për vetë-afirmimin tuaj. Qartësoni mendjen dhe mendoni për gjërat që duhet të bëni gjatë ditës. Duke nisur çdo ditë me pozitivitet do t’u garantojë një ditë shumë produktive.
2. Vendosni disa qëllime për Vitin e Ri që do t’u qëndroni gjthmonë besnikë
Të ndërpresësh marrjen e sheqerit ose të lexosh 10 libra në muaj kur jeni duke punuar me kohë të plotë mund të duket si diçka që arrihet shumë lehtë, por kur vjen shkurti ose marsi thjesht do të shkaktojë shumë stres gjatë ditëve tuaja. Në vend të kësaj filloni me hapa të vegjël, në fillim mos përdorni sheqer tek kafeja juaj dhe lexoni një libër shumë të mirë çdo muaj. Qëllimet që vendosen për Vit të Ri mendohet që të na ndryshojnë ne për mirë dhe jo të na shkaktojnë më shumë stres.
3. Provoni një gjë të re çdo muaj
Të provosh çdo gjë të re mund të duket një këshillë e mërzitshme, por në sasi të vogla do të jetë një eksperiencë shumë e këndshme. Mund të shkoni të zbuloni vende të reja në qytetin ku jetoni ose të shkoni në klasa palestre për të bërë disa ushtrime. Duke provuar diçka të re dhe të dobishme nuk duhet të jetë patjetër ideja kryesore, mund të jetë diçka e vogël që të zgjerojë horizontet tuaja.
4. Merrni më të mirën nga viti që lini pas
Viti i Ri do të thotë të shkosh një hap përpara…por qëndroni një moment dhe kujtoni momentet më të mira nga viti që latë pas. Në qoftë se filloni të shkruani një histori mahnitëse vazhdoni ta shkruani atë edhe në vitin e ri. Qëllimet nuk duhet të ndalojnë me fundin e vitit, por vazhdojini edhe në vitin që do të vijë.
5. Krijoni pak kohë për veten tuaj
Nuk ka gjë më frustruese kur lexon artikuj që të thonë se duhet të krijosh të paktën çdo ditë një orë për veten tënde. Njerëzit kanë një jetë shumë të ngaruar me punë dhe nëse jeni prindër të fëmijëve të vegjël të krijosh kohë për veten mund të duket si një koncept i huaj. Filloni me gjëra të vogla dhe zgjidhni aktivete si klasë joga ose të mësuarit e një gjuhe të re, të paktën njëherë në javë do të krijoni kohë për veten tuaj.