Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

5 sekrete bukurie që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër

21/06/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
5 sekrete bukurie që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre gjërave më përcaktuese të stilit të një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja. Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Por e dini cilat janë sekretet e njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët ? Living ju njeh me 5 sekrete bukurie që do ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër:
1.Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues. Hidratimi është shumë i rëndësishëm pasi nuk lejon lëkurën të thahet dhe të përthithë sa më parfumin. .
2.Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.
3.Në përgjithësi shumë femra fërkojnë pjesën e brendshme të kyçeve kur hedhin parfum. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit. Si rrjedhojë aroma nuk do të qëndrojë gjatë në trupin tuaj.
4. Nqs doni që parfumi juaj të zgjasë gjatë, kushtojini vëmendje ruajtjes së tij. Nëse parfumi lihet në banjo ai ndryshon aromën pasi avulli i dushit dhe lagështira çojnë deri në avullimin e tij. Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në ndonjë kënd të dhomës suaj ku është i mbrojtur nga veprimi i agjentëve të jashtëm, siç është dielli.
5. Ndoshta mund ta keni bërë shkarazi, por ekspertët e industrisë së rekomandojnë të spruconi pak parfum dhe mbi flokë. Distanca nuk duhet t’i kalojë të 30 cm-tat, ose mund ta bëni duke ulur kokën poshtë. Kështu do të ndjeni aromën tuaj të preferuar në të gjithë trupin./Living






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
FOTO/ Pedagogia që duket si modele, mahnit bashkëshortja e Elvis Pupës

FOTO/ Pedagogia që duket si modele, mahnit bashkëshortja e Elvis Pupës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera