Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

5 ushqimet që iu ndihmojnë të digjni më shumë yndyrna

12/08/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
5 ushqimet që iu ndihmojnë të digjni më shumë yndyrna

Le ta pranojmë: Nuk ekziston asnjë super ushqim apo përbërës magjik që do të zhdukë menjëherë dhjamin në bark. Kjo arrihet vetëm duke konsumuar pak shqer, duke eliminuar intolerancën ndaj ushqimit, fjetur mirë, kontrolluar nivelet e stresit dhe duke bërë ushtrimet e duhura.





Ndërkohë që ndiqni këto udhëzime, disa truke të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni oreksin, ulni inflamacionin, përshpejtoni metabolizmin etj.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të digjni sa më shpejtë dhjamin në bark.


Lëngu i limonit

Mund të keni dëgjuar se konsumimi i ujit me limon herët në mëngjes ndihmon me tretjen. Pak lëng limoni para ose gjatë një vakti ndihmon gjithashtu në uljen e sheqerit në gjak të marra nga ushqimet/ Një studim i kryer tek minjtë zbuloi se disa përbërës të quajtur polifenolë, që gjenden tek limoni, pengojnë shtimin në peshë dhe akumulimin e yndyrës në trup. Përfshijeni edhe ju ujin me limon në vaktet tuaja, ose shtrydhni pak limon tek sallata ose peshku.

Kanella

Kanella mund të ulë nivelet e glukozës në gjak duke qenë se ngadalëson boshatisjen e stomakut, duke shpejtuar kështu ndjesinë e ngopjes. Një studim i ri ka zbuluar se kanella mban nën kontroll nivelet e glukozës tek njerëzit me diabet të tipit 2, prandaj renditet si një nga ushqimet më të mira për luftimin e diabetit. Nuk është e nevojshme që të konsumohet në sasi të lartë: Një lugë e gjysmë çaji në ditë mjafton. Vetëm sigurohuni që kanella të jetë e freskët, duke qenë se polifenolët dhe përbërësit e tjerë aktivë fillojnë të degradojnë me kalimin e kohës.

Speci i kuq djegës

Speci i kuq mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori dhe frenon urinë. Ai është gjithashtu një nga afrodiziakët (ushqim ose pije që nxit dëshirën seksuale) më të mirë. Studimet kanë treguar se pjesë e përfitimeve të tij është se, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të djegë yndyrat.

Shafrani i Indisë

Inflamacioni është një faktor kyç në pothuajse çdo sëmundje, ndërkohë që ju shkakton edhe shtim në peshë. Shafrani i Indisë është një nga erëzat që ka veti anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se përbërësi i tij aktiv, kurkumina, mund të ulë obezitetin dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Farat e lirit

Farat e lirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega 3 alfa-linolenik, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë për uljen e inflamacionit dhe balancojnë hormonet. Ato sigurojnë gjithashtu fibër, që frenon urinë./ Gazeta Shëndeti

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Mavraj beqar, tregon nëse do grua shqiptare apo gjermane

Mavraj beqar, tregon nëse do grua shqiptare apo gjermane








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera