Ushqimi i pasur me qepë ka qenë i shijshëm, por kur zgjoheni në mëngjes goja e juaj mban erë të rëndë. Çfarë të bëni? Kur aroma e gojës tuaj është prekur nga ushqimet me erë të keqe (zakonisht nga hudhrat, qepët ose nga mishi me erëza, por edhe peshku e djathi), juve ju nevojitet një freskues. Dhe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë 30 deri në 60 minuta kohë pasi të keni ngrënë (ndoshta edhe 24 orë ndonjëherë), që era e rëndë të kalojë. Derisa tentoni kot që vazhdimisht të pastroni gojën, provoni t’i kundërviheni ushqimeve të tilla me atë që është më e lehtë: me ushqime të tjera.
- Limon
Përpini një prerje limon ose kafshoni një pjesë nga lëvorja – është e lehtë ta bëni edhe në restorant, ku shpesh shërbejnë garnitura limoni dhe nëse nuk ka, mund të porositni ujë me limon. Për rastet tjetra, sheqerkat e aromatizuara me limon ndihmojnë po ashtu shumë, dhe mund të sigurohen dhe ruhen pa vështirësi.
- Majdanoz dhe garnitura tjera të gjelbra
Kur pasta e juaj e ngarkuar me hudhra ose hamburgeri i mbushur me qepë ju shërbehet me disa gjethe të gjelbra dhe majdanoz anash, konsideroni atë si një shenjë lajmëruese, jo vetëm një joshje për sy. Të përtypësh majdanozin pas ushqimit jep një erë të veçantë nga vajrat freskues të aromës gojore.
- Molla dhe ushqime tjera të forta dhe të freskëta (dardha të forta, karota)
Ata kanë shumë përbërës ushqimor që nxisin prodhimin e pështymës dhe kjo ndikon si shpëlarje pastruese për gojën tuaj. Këndshëm!
- Erëza të forta
Për zgjidhje më ekzotike, merrni ca anis, cardamom, koriandër, ose fara kopri në shportën tuaj kur të bleni ushqime. Përzieni pjesë të barabarta nga to, në një vazo të vogël të mbuluar dhe mbani në kuzhinë afër kripës dhe piperit. Përtypni disa fara dhe do të çlironi mjaft vajra për të aromatizuar gojën pas ushqimit me erë. Dhe do të shihni se goja juaj do të ketë shije mahnitëse.
- Kërcej të mendrës ose kanellës
Secili prej këtyre aromatizuesve të fuqishëm dhe të shijshëm do të largojë shpejt aromën sulfurore të qepës dhe hudhrës. Plus, vajrat esenciale të kanellës do të vrasin disa lloje qelbëse të baktereve orale, të cilat aspirojnë të ndërtojnë shtëpi në gojën tuaj. Edhe çamçakëzët nga këto bimë janë po aq efektiv. Nëse zgjidhni çamçakëz të ëmbëlsuar me ksilitol, kjo do të freskojë aromën tuaj të gojës dhe ndihmojë uljen e kaviteteve – është gjest i mençur nëse jeni adhurues i çamçakëzëve.
- Dredhëzat dhe kosi
Nëse nuk mund të kaloni ditët pa u kënaqur në ushqimet që kanë aromë të rëndë, hani ushqime që parandalojnë erën – kjo është edhe më mirë se sa shërimi. Konsumimi i një gjysmë filxhani i jogurtit pa sheqer dy herë në ditë mund të ulë nivelin e sulfurit të hidrogjenit në gojë (që ka erën e vezëve të prishura). Luleshtrydhet (edhe pjepri, portokalli dhe frytet tjera me nivele të larta të vitaminës C), po ashtu frenojnë erën e keqe të shkaktuar nga bakteret e gojës. Filloni dhe përfundoni ditën me kupë frutash të mbushura me një porcion të madh jogurt dhe ndoshta kurrë nuk do të duhet të shqetësoheni sërish rreth aromës së gojës.