Fotoja e tij e postuar në “Facebook” bëri xhiron e botës sa lojtari kërkoi të gjendej 5-vjeçari për t’i dhuruar një fanellë të vërtetë. Në vend të qeses me numrin e futbollistit të preferuar argjentinas, djali 5-vjeçar, Murtaza Ahmadi tashmë mban veshur fanellën e vërtetë të firmosur nga Lionel Messi. Emisioni “BBC Trending” zbuloi vogëlushin, tashmë të njohur si “fansi më i madh i Mesit”. Drejtuesit e ekipit të Messit konfirmuan se vogëlushit Murtaza Ahmadi i kishin dërguar një fanellë me mbishkrimin “ E dua Mesin dhe ai mua”.