Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

6 çiftet e showbiz-it shqiptar që e mohuan lidhjen e dashurisë, por sot janë bashkë

20/02/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
6 çiftet e showbiz-it shqiptar që e mohuan lidhjen e dashurisë, por sot janë bashkë

Sot janë bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por disa çifte në showbizin shqiptar dikur e mohonin lidhjen. Për ta shijuar lidhjen në privatësi dhe pa prezencën e mediave e paparacëve, ata kanë preferuar të mos e konfirmojnë. Megjithatë sot, disa prej tyre janë të martuar e të fejuar e madje do bëhen ose janë bërë prindër.





Elita Rudi dhe Gjiko – Reperi dikur e ka mohuar lidhjen me Elitën edhe pse për një kohë të gjatë në media përflitej se ata ishin bashkë. Kur u pyet në një intervistë, Gjiko u shpreh: “Nuk di gjë, të dielën isha me mamin duke ngrënë pite”. Pak më vonë çifti e konfirmuan lidhjen me fotot që publikuan së bashku në Instagram.


Klea Huta dhe Elgit Doda – Së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe sapo e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por edhe ky çift shumë simpatik në fillim preferoi ta mohonte lidhjen. Në intervistat që dhanë Klea dhe Elgiti deklaronin se ishin miq të mirë. Gati tre vite më parë ata e konfirmuan lidhjen me një postim në Instagram dhe sot janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ronela Hajati dhe Young Zerka – Kanë shumë vite së bashku, janë fotografuar shpesh bashkë dhe në media dihej prej kohësh historia e tyre e dashurisë, megjithatë Ronela dhe Zerka gjithmonë e mohonin që ishin në një lidhje. Së fundmi ata e konfirmuan që janë bashkë. Ronela u shpreh se ka gjetur shpirtin binjak ndërsa Zerka dashurinë e jetës.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj – Lidhja e tyre u zbulua nga fotot që postonin në Instagram, nga i njëjti vend ku po kalonin pushimet. Më pas u fotografuan disa herë bashkë por në intervista ata nuk e pranonin që ishin bashkë. Dy vite më parë Eni dhe Genci e konfirmuan lidhjen me një postim në Instagram ku shfaqeshin të dy në një event. Tani Eni dhe Genci janë kthyer në një nga çiftet e preferuar të publikut dhe i sheh kudo bashkë.

Arbenita dhe Fero – Kur u zbulua lidhja e tij me Arbenitën, Fero e mohoi. Reperi deklaroi se atë e kishte vetëm shoqe, por më vonë nuk rezultoi kështu. Pas shumë lajmeve në mediave për lidhjen e tyre, Fero vendosi ta konfirmojë lidhjen dhe sot çifti janë shumë të lumtur bashkë.

Dafina Zeqiri dhe Dj.Geek – Së fundmi është zbuluar se Dafina dhe Dj.Geek janë në një lidhje. Dikur Dafina e mohoi këtë lidhje duke u shprehur se është beqare. Mirëpo tani çifti nuk i kursen më fotot romantike me njëri-tjetrin dhe as deklaratat e dashurisë./revistawho.com

Tags: ciftet e showbizit shqiptare mohuan lidhjensot jane bashke
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Next Post
Alketa Vejsiu shfaqet para “Mediaset”, çfarë po planifikon kësaj here?

Alketa Vejsiu shfaqet para “Mediaset”, çfarë po planifikon kësaj here?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera