Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua! 15/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

6 përgjigje për kolesterolin… Çfarë është dhe si luftohet?!

29/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
6 përgjigje për kolesterolin… Çfarë është dhe si luftohet?!

Mes armiqve të arterieve, veçojmë atë që drejton diabetin: kolesterolin. Për çdokënd që nuk e ka idenë për ekzistencën e tij, le të lexojnë 6 pyetje të thjeshta e praktike rreth tij.





Çfarë është kolesteroli dhe si ta luftojmë?

I domosdoshëm për funksionimin e trupit. Kolesteroli është yndyrë që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, ndërsa i siguron në të njëjtën kohë mbrojtjen nga agjentët e jashtëm veprues.


Për të arritur tek organet e ndryshme kolesteroli përdor transportues që e lejojnë të qarkullojë në gjak. HDL (Low Density Lipoproteins), ose “Kolesteroli i mirë” arrin edhe në mëlçi, ku përpunohet dhe bëhet eliminimi i tepërt i tij. LDL-të transportojnë kolesterolin nga mëlçia në drejtim të të gjitha qelizave. Kur LDL-të funksionojnë keq, ose janë mangut, niveli i kolesterolit në gjak rritet. Në këtë pikë kolesteroli akumulohet për të formuar pllaka që gradualisht bllokojnë arteriet. Kjo është arsyeja pse LDL njihet ndryshe edhe si “Kolesteroli i keq”.

Pse rritet kolesteroli?

Në vend të parë qendron mënyra e keqe e të ushqyerit, ndër shkaqet e rritjes së kolesterolit. Ushqimet me yndyrna të ngopura në veçanti, por edhe stresi, trashëgimia gjenetike, sëmundjet e caktuara (sëmundje të veshkave, sëmundja e tiroideve), marrja e disa barnave që nxisin rritjen e kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, ndikon edhe  pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha, mënyra sedentare e jetesës; janë të gjithë faktorët që bëjnë aleancë me kolesterolin e tepërt, duke rritur rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare.

Teprica e kolesterolit është e lidhur me peshën?

Kolesteroli dhe pesha mund të kenë lidhje mes tyre. Për peshën e tepërt që është depozituar kryesisht në pjesët e sipërme të trupit (qafa, supet, barku) vijnë nga pas anomali të shumta: hipertensioni, diabet i tipit 2, ngritur triglicerideve dhe hiperkolesteroli. Një rënie në peshë, edhe modeste, përmirëson shëndetin e njerëzve që kanë një indeks të masës trupore (BMI) më tepër se normalja.

Ushqimet me yndyrë duhen ndaluar rreptësisht?

Për të zvogëluar kolesterolin, nuk është më një sekret, ju duhet të filloni të ndryshoni zakonin e të ushqyerit. Jo të gjitha ushqimet yndyrore duhen hequr. Kur hani, duhet t’i jepni prioritet yndyrnave të pangopura në krahasim me të ngopurat.

Çfarë nënkuptohet me yndyrna “të mira”?

Ne duhet së pari të sqarojmë faktin se nuk ka në të vërtetë “yndyrna të mira” ose “të këqija”, janë sasitë e tyre, të tepërta apo të pamjaftueshme, të cilat mund të çojnë në pasoja të rrezikshme për organizmin. Acidet yndyrore të pangopura, të quajtur kështu “yndyrna të mirë”, janë gjetur kryesisht në vajra, në vaj dhe në peshk. Dëgjojmë shpesh të flitet për Omega 3. Këto acide yndyrore të pangopura kontribuojnë në funksionimin efikas të sistemit kardiovaskular. Gjenden veçanërisht tek ushqimet (nuk prodhohen nga trupi) gjenden në veçanti tek peshqit e mëdhenj tek vaji i kanola, tek arrat dhe soja.

Të tjera acide yndyrore të pangopura janë (Omega 6, Omega 9) të dobishme: Omega gjendet veçanërisht në vajin e lulediellit, të misrit ose sojës. Për një ushqim të mirë dhe të ekuilibruar, studiuesit rekomandojë konsumimin e këtyre acideve yndyrore të pangopura, Omega 6 dhe Omega 3 në dietën tonë, por në sasi të ekuilibruara (shembull: raporti mes omega 6 / omega-3 afërsisht 5).

Cilat janë avantazhet e konsumimit të frutave dhe perimeve në një dietë anti-kolesterol?

Të varfra në yndyrna dhe kalori, frutat dhe perimet na mbushin me mikroushqyes, vitamina, minerale, oligominerale, fibra, thelbësore për organizmin. Ato përmbajnë në veçanti antioksidantë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe evitojnë formimin e pllakave në arterie. Të varfra në yndyrna të ngopura, frutat dhe perimet mbrojnë shëndetin kardiovaskular.

Tags: KolesterolYndyrnat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!
Jetë

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!

14/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!
Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
Ditë zie për Kastro Zizon, humbet të ëmën

Ditë zie për Kastro Zizon, humbet të ëmën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera