Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë! 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

6 sjellje që ai të bëhet “skllavi” yt

03/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
6 sjellje që ai të bëhet “skllavi” yt

Janë disa strategji që mund të funksionojnë, po të kesh parasysh se meshkujt janë të gjithë njëlloj dhe kjo është, pa dyshim, në favorin tënd. Partnerin do ta bësh shumë shpejt skllav të vetes, madje, edhe të mos e zërë gjumi pas seksit, edhe ta harrojë fare ish-in e tij, edhe të lërë kokën pas teje… Ja guida:





Të blejë dhurata të bukura

Ki parasysh se një mashkull bën mesatarisht tri dhurata në vit. Mos e shpërdoro rastin! Sipas studimeve të ndryshme, meshkujt stimulohen nga rezultatet pozitive (si për shembull kur i tregon se vlerëson një dhuratë të tij) dhe jo nga negativet që i presin krahët bujarisë së tyre. Në praktikë, nëse qesh me të se të ka blerë të brendshme me masën e gabuar, herën tjetër do të të blejë çokollata. A të duhej një çantë e “Louis Vuitton”? Futju punës, pra, çfarë pret?


Të jetë më romantik

Nuk është aq sa duhet? Epo edhe kësaj mund t’ia gjesh zgjidhjen duke u bërë ti shembull në fillim. Provokoje duke i mburrur të dashurin e shoqes së ngushtë: “Ai është një romantik i vërtetë… ato lulet që i dhuroi ishin fantastike” etj. Në këtë mënyrë, ai do të reagojë, sepse ke prodhuar efektin e kundërt. Po ashtu, mendo të bësh një plan para se të dilni duke stimuluar sensin e konkurrencës për programin e mbrëmjes. Nëse e llaston me gjeste të ëmbla, si për shembull t’i dhurosh CD-në e grupit të tij të preferuar, edhe ai do përpiqet të jetë më i ëmbël.

Të flasë më shumë me ty

Që të arrish këtë, bëj shumë kujdes! Fol më pak dhe ngadalë! Një studim i ri ka llogaritur se gratë thonë mesatarisht 250 fjalë në minutë (25 mijë në një ditë), ndërsa meshkujt 125 (rreth 12 mijë në ditë). Gjëja më e bezdisshme që kanë meshkujt për femrat, është që këto të fundit flasin shumë. Ndaj, që ai të flasë me ty, ti duhet të mësosh edhe të dëgjosh, jo të flasësh pa fund për kolegen që nuk punon ose punon me hile dhe që ai nuk e njeh fare. Trego për pjesën më të mirë dhe më të keqe të ditës dhe mjaft! Lëri hapësirë që ai të të hyjë në zemër.

Të harrojë ish-in

Nga studimet rezulton se duhen 10 javë për të fshirë stresin e një lamtumire te meshkujt. Nëse ai ka vetëm pak kohë që e ka mbyllur një histori, bëhu gati që për një 3-mujor të mos ketë asnjë lloj presioni dhe më pas shiko reagimet, duke vënë edhe disa kushte, por mos zhduk sende apo aktivitete, mos shmnag njerëzit që i kujtojnë ish-in, sepse këto krijojnë urrejtje ndaj jush në një kohë të mëvonshme, edhe në rrethin e tij miqësor.

Të dashurohet me ty

Studimet e fundit tregojnë se meshkujt e përjetojnë më shumë sharmin e femrave kur ato gjenden në situata të brishta pranë tyre, kështu që nëse vërtet do t’i fitosh zemrën, duket të kesh parasysh që duhet të krijosh ca situata të pazakonta, në vend të darkës së zakonshme. P.sh propozoji të shikoni një film ose të shkoni në patinazh. Më pas, gjithçka le të vijë natyrshëm. Nëse kaloni bashkë një situatë të çuditshme, kjo do t’ju afrojë më shumë me njëri-tjetrin.

Të të puthë

E merr çdo puthje tënden si një ftesë për të bërë seks, ndërkohë që ti ke thjesht dëshirë të përkëdhelesh. Zakonisht e mashtron fakti që puthjet dhe përqafimet janë pjesë e lojërave preliminare para se të bësh seks. Duhet thjesht ta mësosh të shkëmbeni përkëdhelje pa finalizuar. Puthe plot pasion në divan dhe pastaj çohu me natyrshmëri dhe shko bëj një dush. Do t’i tregosh se puthjet nuk janë një kalim i detyruar në dhomën e gjumit. E ai do të të dëshirojë edhe më shumë.

Të qëndrojë zgjuar pas seksit

Ndodh gjithmonë që pasi keni bërë dashuri atë e zë gjumi? Mos u shqetëso! Këtu ka faj kimia. Kontraktimet e orgazmës provokojnë rënie të glikogjenit në muskuj, duke e bërë mashkullin të dobët. Cila është zgjidhja? Provoni të bëni seks në një vend ku nuk mund ta zërë gjumi, ose nëse kjo nuk ndodh gjithmonë, bëni dush bashkë pas seksit. Dhe mos harro t’i thuash që ishte i mrekullueshëm në shtrat! Asnjë mashkull nuk fle pasi e ke bërë këtë!

Tags: ciftsjllejskllav
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…
Breaking News

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…

05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?
Breaking News

Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?

05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit
Breaking News

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!
Breaking News

Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!

05/02/2026
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!
Breaking News

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!

05/02/2026
Next Post
Miriam Cani nuk di të shkëputet nga Ameli (FOTO)

Miriam Cani nuk di të shkëputet nga Ameli (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera