Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

04/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtor i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant.





Ndonjëherë mund të jetë vetëm një arsye – personi nuk përshtatej mirë me ekipin, ose u largua për arsye personale, ose i është ofruar një mundësi më e mirë punësimi. Në këto raste, edhe pse është një tranzicion i vështirë, mbetet një veprim i drejtë.

Po çfarë ndodh me pjesën tjetër?


Të mbash punonjësit e tu më të mirë fillimisht duhet të kuptosh pse ata mund të largohen. Ja shtatë arsyet kryesore:

  1. Stanjacioni – Ngecin në vend

Njerëzit nuk duan të ushtrojnë të njëjtin zakon, të shkojnë në të njëjtin vend dhe të bëjnë të njëjtën gjë për 20 apo 40 vite në vazhdim. Njerëzit duan të ndjejnë së janë në lëvizje dhe po zhvillohen në jetën e tyre profesionale. Ata duan t’i bëjnë gjërat me dëshirë. Në qoftë se nuk ka shkallë karriere apo një trampolinë për të avancuar, ata e dinë që duhet të kërkojnë diku tjetër. Por gjatë kësaj kohe, ata synojnë të mërziten, të lodhen dhe sjellje te ngjashme që ndikojnë në efektivitetin dhe moralin e skuadrës.

  1. Puna me kohë të zgjatur

Periudha stresi dhe lodhjeje shoqërojnë çdo punë, por asgjë nuk i ndjek me shpejt punonjësit sesa oraret e zgjatura. Dhe zakonisht janë punonjësit më të mirë – ata më të aftët dhe më të përkushtuarit, ata më të besuarit që punojnë me orar të zgjatur. Në qoftë se ata e gjejnë vazhdimisht veten të mbingarkuar me punë, sidomos në mungesë të promocioneve apo rritjes së pagës, ata do të ndihen të shfrytëzuar. A duhen fajësuar? Ti do të ndiheshe po njëlloj.

  1. Vizionet e paqarta

Nuk ka gjë më frustruese se një vend pune i mbushur me vizione dhe ëndrra të mëdha, por pa mundësi zhvillimi të këtyre aspiratave që mund t’i bëjnë ato të arritshme. Pa një lidhje, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Cili person i talentuar dëshiron të harxhojë energjinë e tij apo saj në mbështetje të diçkaje të papërcaktuar? Njerëzit duan të punojnë për të krijuar diçka, jo thjesht të xhirojnë ne vend.

  1. Njerëzit që përfitojnë

Kur një organizatë vlerëson më shumë servilët sesa pjesën tjetër, punonjësit më të mirë shkojnë diku tjetër, duke lënë pas ata që janë mediokër dhe apatik për të gjetur një pozicion më të mirë. Rezultati që mbetet është një performancë e ulët, moral i ulët, dhe probleme me disiplinën. Sigurisht gjëra si përfitimet, output-et, raportet e mira me palët e interesuar dhe produktiviteti janë të rëndësishme – por suksesi së fundmi varet te njerëzit që dinë të punojnë.

  1. Rrethi i njohjeve

Edhe njerëzit më vetëmohues duan të njihen dhe vlerësohen për një punë të bërë mirë. Kjo është pjesë e të qenit njeri. Kur dështon në njohjen e punonjësve të tu, nuk po dështon vetëm në motivimin e tyre, por gjithashtu po humbet mënyrën më efektive për të rritur performancën në punë. Edhe në mungesë të buxhetit për rritje rrogash apo bonuse, ka shumë mënyra low-cost për t’u lidhur me punonjësit – dhe fjalët e mira nuk kushtojnë para. Njerëzit nuk përkushtohen në qoftë se nuk vlerësohen.

  1. Rrethi i besimit

Punonjësit kanë një pikë avantazhi sepse shikojnë sjelljen tuaj dhe e peshojnë atë krah angazhimeve tuaja. Në qoftë se ata ju shikojnë duke u sjell në mënyrë joetike me shitësit, duke gënjyer bashkëpunëtorët, duke mashtruar klientët, ose duke mos e mbajtur fjalën, më i miri prej tyre do të largohet. Pjesa tjetër, akoma më keq, do të qëndrojë duke ndjekur hapat tuaj.

  1. Hierarkia e tepërt

Çdo vend pune ka nevojë për një strukturë dhe lidership, por një organizatë me drejtim vertikal i bën punonjësit jo të lumtur. Në qoftë se punonjësit tuaj më të mirë nuk kontribuojnë idetë e tyre në produktin përfundimtar, në qoftë se nuk ju lejohet të marrin vendime, ata nuk do të kenë për çfarë të jenë të lumtur.

Përfundimisht, shumë njerëz largohen nga vendi i punës prej shefit, jo prej punës apo organizatës. Pyet veten çfarë po bën gabim që mund t’i largojë njerëzit e tu më të mirë, dhe fillo të bësh ndryshime të nevojshme për t’i mbajtur ata. / businessmag.al

Tags: BiznesdoreheqjakompaniKoorporata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Skandali, deputeti kapet “mat” me dy meshkuj

Skandali, deputeti kapet “mat” me dy meshkuj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera