Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

7 aryse të forta që të qëndroni zbathur

01/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
7 aryse të forta që të qëndroni zbathur

Për japonezët është një çështje respekti dhe higjiene: në shtëpi nuk hyjnë mikrobe, këpucët rrinë në genkan, hyrja, që është më e ulët sesa pjesa tjetër e shtëpisë. Finlandezët i heqin madje edhe në shkollë këpucët dhe vlen si për mësuesit dhe nxënësit: thonë që ndihmon për qetësinë dhe një farë vazhdimësie shtëpi-shkollë. Pastaj është lëvizja e nisur në Zelandën e re, e njohur si Barefooting. Është pak më angazhuese: ecet zbathur, por jashtë, sidomos në lëndina. Është edhe Earthing, sipas së cilës, ecja zbathur do shpëtonte shëndetin tonë. Në çdo rast, nga kontakti i këmbëve me truallin, shpërthejnë një varg përfitimesh, fizike dhe mendore, që do bënim mirë t’i kishim parasysh. Pa shumë mundim, me një veprim të shpejtë, mund të kishim përfitime të menjëhershme. Janë mbledhur arsyet për të cilat ia vlen të heqim këpucët sapo të jetë e mundur.





Këmbë më pak të fryra

Lamberto Manzoli, kërkues në sektorin e mjekësisë klinike dhe shëndetit publik në Universitetin e La Sapienza-s së Romës dhe profesor i asociuar në shkenca teknike mjekësore të aplikuara në Università Gabriele D’ Annunzio di Chieti, shpjegon që të ecësh zbathur ndihmon për të riaktivizuar qarkullimin dhe atë që njihet si rikthim venoz, pra qarkullimin në drejtim të kundërt të gjakut, nga periferia drejt zemrës, duke sfiduar gravitetin. Një sukses për këmbët: mban larg rrezikun e fryrjeve dhe rrezikun që gjaku të mos ndërrohet shpejt.


Na ndihmon të shërohemi më parë

Sipas disa kërkimeve të rëndësishme të drejtuara nga Clinton Ober, pionier i Earthing, nëse jemi zbathur kur jemi dëmtuar apo kemi një sëmundje, elektronet që futen në trup mund të neutralizojnë radikalet e lira që veprojnë në indet e shëndetshme, duke kufizuar “dëmet anësore” të sëmundjeve.

Na çlodh

Të ecësh me këmbë zbathur bën mirë për të gjitha moshat: nga i vogli që kërkon qëndrueshmërinë e nevojshme për të hedhur hapat e parë, te i moshuari që në këtë mënyrë stërvit butësisht muskujt e këmbëve. Kur ecet zbathur, çlodhja e venave dhe muzkujve të paangazhuar përcillet me një efekt të menjëhershëm çlodhës në të gjithë trupin. Dhe mos kini frikë nga kërpudhat në këmbë: zhvillohen më shumë në këpucët e mbyllura, në një mjedis të ngrohtë e të lagësht, sesa në ajër të hapur, që ia bën të vështirë jetën mikut të padëshiruar.

Është një masazh natyral

Kur bëhen shëtitje zbathur, ushtrohet presion në të gjitha fundet nervore që kanë të bëjnë me organet e ndryshme në trup, duke lejuar të shërohen disa sëmundje që shfaqen si pasojë e bllokimit të këtyre kanaleve të energjisë që u janë vënë emrat e meridianëve. Kur ecim pa këpucë, në këto pika ushtrohet presion në mënyrë natyrale, duke arritur në këtë formë që të ndihemi të çlodhur dhe na përmirëson, si pasojë, shëndetin. Sigurisht, është shumë më efikase kur realizohet mbi bar.

Është më e shëndetshme

Një studim i Universiteti të Arizona-s ka treguar që poshtë këpucëve mund të grumbullojmë mbi 400 baktere, ndër to ato të meningjitit dhe polmonitit.  Nëse kur kthehemi në shtëpi, heqim këpucët mbrojmë të gjithë familjen nga rreziku i infeksionve. Për shqiptarët ky nuk është problem, vazhdojmë ta kemi pjesë të kulturës… Një studim zbulon që 98 për qind e baktereve të pranishme në shtëpi vjen nga jashtë.

Na mbron nga substancat toksike

Të heqësh këpucët sapo hyn në shtëpi, është një zakon i mirë për shëndetin. Një studim i Epa-s,  Environmental Protection Agency thotë që helmet e barishteve mund të hyjnë lehtësisht në shtëpi: ngjiten pas këpucëve kur jemi jashtë. Duket që sasia e këtyre lëndëve është shumë e madhe sesa ajo që depozitohet mbi frutat dhe perimet jobiologjike.

U bën mirë muskujve

Edhe këmbët e moshuara dhe të pamirëmbajtura mund të përfitojnë: kallo, shtrembërimet e gishtave, nyje të dala, iriqë, shpesh janë të kurueshme vetëm po t’i kushtosh kohë në ditë një shëtitjeje  të shëndetshme pa këpucë, edhe më shumë sesa po të veshësh këpucë, ose, në rastin e grave, këpucë me taka të larta, të cilat, për më shumë, nxisin fryrjen dhe tensionin muskular. Ecja zbathur, veç të tjerash, vë në veprim të gjithë muskulaturën e kofshëve dhe vitheve siç provojnë shumë sporte që praktikohen me këmbët zbathur si tenisi I plazhit, volejbolli i plazhit, pilates, yoga, karate dhe judo.

Tags: kembetKeshillarrini zbathur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Urimi i veçantë i Vesës për Big Bastën: Adhuroj kur shoh një baba shembull…

Urimi i veçantë i Vesës për Big Bastën: Adhuroj kur shoh një baba shembull…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera