Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua! 15/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

7 gabimet fatale për tretjen

11/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
7 gabimet fatale për tretjen

Dhimbja e barkut është një ankesë e zakonshme për shumë njerëz, por që ka një ndikim kryesor në cilësinë e jetës. Sipas Cassandra Barns, dietologe britanike: “Sistemi ynë i tretjes përbëhet nga disa pjesë, ku ndodhin procese të ndryshme të tretjes. Lloje të ndryshme të qelizave krijojnë substanca, duke përfshirë enzimat dhe acidet, të cilat udhëzojnë pjesët e tjera të tretjes të kryejnë procesin”. Por shpesh ne bëjmë disa gabime që janë fatale për tretjen dhe që sjellin problemet me dhimbjet e barkut dhe stomakut.





Ngrënia e vazhdueshme

Ngrënia e herëpashershme sjell një efekt të dëmshëm të sistemit tonë të tretjes, duke vënë stomakun në një presion të madh. Shona Wilkinson, mjeke dietologe ka shpjeguar: “Nëse ju konsumoni ushqim herë pas here, stomaku nuk do të jetë në gjendje të prodhojë substancën e acidit në stomak, sepse enzimat dhe qelizat kërkojnë kohë për të prodhuar sasinë e nevojshme të acidit”.


Përtypja jo e rregullt

Procesi i përtypjes është i nevojshëm për të kthyer ushqimin në grimca të vogla. Sipas dietologëve këshillohet që çdo kafshatë të përtypet të paktën 30 herë sepse në këtë mënyrë, stomaku do të kryejë funksionin në mënyrën e duhur.

Mungesa e fibrave në ushqime

Fibrat janë komponenti jetik i çdo diete e cila ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Sipas Dr. Marilyn Glenville: “ Fibrat mund të shërbejnë si një antibiotik, duke stimuluar rritjen e baktereve miqësore, të nevojshme për sistemin e tretjes”.

Stresi

Stresi mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, duke nisur nga dhimbja e kokës deri tek presioni i lartë i gjakut. Por ajo që shfaq më shumë shqetësim është fakti që stresi shkakton fryrje dhe probleme te funksionimit të sistemit të tretjes. Sipas mjekëve nuk duhet të konsumojmë ushqim kur jemi nën stres.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Mungesa e aktiviteteve fizike, rrit ndjeshëm problemet e sistemit të tretjes, shpjegojnë mjekët. Sipas tyre duke lëvizur trupin gjatë ditës, do të stimulohet edhe tretja më e shpejtë e ushqimit, duke mos sjellë rëndime në stomak, apo duke shkaktuar dhimbje barku.

Përdorimi i shpeshtë antibiotikëve

Antibiotikët janë të nevojshme në luftën kundër infeksioneve, mirëpo ato mund të ndikojnë edhe në zhdukjen e baktereve “ të mira” në zorrë si dhe në pamjaftueshmërinë e prodhimit të laktozës, i nevojshëm për procesin e tretjes. Për këtë arsye këshillohet përdorimin e vitaminave të lehta.

Anashkalimi i djegies së stomakut

Ndjesia e djegies në stomak në mënyrë të vazhdueshme ka të bëjë me ulçerën. Nëse keni djegie stomaku ju nuk duhet të përdorni alkoolin, kafen, apo salcat pikante, në të kundërt gjendja juaj do të përkeqësohet.

Tags: gabimestomakutretje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!
Jetë

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!

14/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!
Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
ISIS u shpall luftë edhe… maceve

ISIS u shpall luftë edhe... maceve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera