Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

7 ritualet që bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit!

03/09/2022
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
7 ritualet që bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit!

Gjumi mund të ketë në jetën tuaj ndikim shumë më të madh nga ç’mund ta mendoni. Ndaj duhet të kujdeseni për cilësinë e gjumit dhe për këtë mund t’iu vijnë në ndihmë disa rituale para se të flini. Njerëzit e shëndetshëm dhe të suksesshëm e dinë se disa veprime të thjeshta i bëjnë të zgjohen të çlodhur dhe plot energji për ditën. Kjo është arsyeja pse ata bëjnë gjithmonë këto gjëra para se të flenë. Ç’duhet të bëni sipas tyre?





1. Vendosni një orar për gjumin

Hapi i parë dhe më i mirë që mund të ndërmerrni për një gjumë të mirë është të vendosni një orar fiks gjumi dhe t’i përmbaheni atij orari, edhe gjatë fundjavave dhe festave. Për rezultatet më të mira, mos u përpiqni të luftoni ritmin tuaj personal. Disa njerëz janë të programuar të qëndrojnë zgjuar më vonë, të tjerë të zgjohen herët. Respektoni preferencat e trupit tuaj. Ju nuk jeni krijuar për të tretur dhe për të fjetur në të njëjtën kohë, prandaj bëni çmos për t’u siguruar që ose ta hani herët darkën, ose të konsumoni ushqime më të lehta nëse do të hani më vonë.


3. Duhet të keni kujdes me pijet

Ju që e dini se duhet të jeni të kujdesshëm dhe nuk duhet të konsumoni kafeinë vonë nëse doni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, por a e dini se alkooli gjithashtu mund t’iu  prishë gjumin?

Ai mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur para gjumit, por do ta bëjë gjysmën e dytë të natës shumë herë më pak të qetë.

4. Fikni pajisjet elektronike

Drita blu e emetuar nga kompjuteri dhe pajisjet e tjera mund t’u  mbajë zgjuar, kështu që fikini ato një ose dy orë para gjumit.

5. Kujdesuni për dhomën e gjumit

Mjedisi ideal për trupin tuaj është i freskët, i errët dhe i qetë, kështu që bëni çmos për të eliminuar zhurmën dhe dritën nga dhoma e gjumit. Një shtrat i rehatshëm është gjithashtu thelbësor. Zgjidhni një dyshek dhe jastëk të mirë. Dhe nëse keni kafshë shtëpiake, sigurohuni që të mos flenë pranë shtratit tuaj nëse doni që gjumi të jetë i rehatshëm.

6. Reflektoni

Nënvetëdija juaj e gjumit është një mjet i fuqishëm që mund t’iu  ndihmojë të merrni vendime të vështira dhe të ëndërroni ide inovatore. Gjeni pak kohë për të shkruar, ose thjesht merrni pak çaste për të reflektuar mbi çështjet me të cilat po përballeni, ditën që ka kaluar ose planet për të nesërmen. Ose provoni një praktikë të thjeshtë meditimi.

7. Bëni një ritual para gjumit

Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për një sinjal se është koha për të fjetur, kështu që kryeni veprime relaksuese çdo natë, të cilat veprojnë si çelësi juaj personal i fikjes. Leximi është i mirë, ose një dush i ngrohtë. Thjesht shmangni kontrollin e email-it apo punës para gjumit ose çdo aktivitet tjetër potencialisht stimulues ose stresues.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Yjet sot me lajme të mira: Dhuratë për Gaforren, argëtim për Luanin, para për Akrepin dhe…

Yjet sot me lajme të mira: Dhuratë për Gaforren, argëtim për Luanin, para për Akrepin dhe…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera