Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve! 20/03/2026
Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim! 20/03/2026
Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm! 20/03/2026
“Rroga ime e parë ndryshoi jetën e familjes”, rrëfehet Rey Manaj: Hoqa mamin nga puna… 20/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris! 20/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

7 teknika për t’u bërë një puthës profesionist

06/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
7 teknika për t’u bërë një puthës profesionist

Ashtu si t’i japësh makinës, të gatuash apo edhe të dish të bisedosh e të jesh bindës, edhe të puthësh është një art që kërkon mjeshtëri dhe praktikë. Pjesa më e madhe e femrave u pëlqen të mendojnë se u është duhur një farë kohë për të mësuar puthjen e tyre të parë në krahët dhe përqafimin e partnerit, qoftë edhe pse mund të kenë qenë në një moshë akoma të vogël. Por me kalimin e kohës e kupton se puthja mund të përsoset dhe dëshiron edhe një partner që di të falë puthje të tilla. Për femrat puthja është një shkollë e vërtetë, çdo herë mëson ta perfeksionosh atë. Puthja është vërtet një art që kërkon mjeshtëri. Për të dhënë “puthje të arta” duhet të mos mundohesh t’i vesh nota partnerit, apo të fshihesh pas ndrojtjes tënde nëse do dish apo jo të puthësh. Pas studimeve dhe anketave të realizuara studiuesit kanë treguar disa teknika të cilat të bëjnë një puthës profesionist.





1. Përkuleni kokën djathtas

“Të përkulësh kokën djathtas. Unë kujtoja se kjo ishte një njohuri e përbashkët e të dy partnerëve, por partnerja ime përkuli kokën majtas, kur unë u përkula djathtas për ta puthur dhe kjo ishte e pavolitshme”- tregon Sam. Prandaj këshilla e parë është pozicionimi për të dhënë puthje të përshtatshme, duke lejuar lëvizjet e kokës në harmoni me lëvizjet e partnerit. Prandaj çdo grua që e harron këtë, duhet të tregohet e vëmendshme “Koka djathtas”.


2. Merrni një vlerësim

Mos u frikësoni dhe as mos u ndjeni në siklet pse do iu duhet të mësoni nga të tjerët artin e puthjes. Ju mund të mësoni të puthni duke imituar lëvizjet e partnerit. Kështu pak nga pak puthjet tuaja do të jenë të këndshme, të ëmbla, aspak agresive dhe eksituese. Kështu ju do të merrni edhe vlerësimin e partnerit për puthjen tuaj.

3. Mbyllini sytë

“Ish-e dashura ime, për disa arsye, i mbante gjithmonë sytë hapur kur putheshim bashkë. Kjo më shkaktonte një ndjesi të çuditshme dhe më bënte të mos ndihesha mirë. Mos vallë mimika ime ishte qesharake kur puthja dhe ajo më shihte për këtë arsye?”- shprehet Jon. Vërtet sytë e hapur gjatë puthjes mund të krijojnë situatë të pakëndshme. Mbyllini sytë dhe shijoni puthjen.

4. Lëvizini duart

Duart duhet të jenë gjithmonë në lëvizje për ta bërë puthjen më joshëse. Përkëdhelni fytyrën e partnerit, trupin, lëmoni flokët, për ta rikarikuar puthjen e për ta zgjatur në kohë. Puthja nuk duhet të jetë vetëm kontakt buzë me buzë, vini në veprim dhe duart.

5. Shkëputeni puthjen për pak çaste

Gjatë kohës që putheni largohuni nga pak, merrni frymë thellë dhe rifilloni një puthje pasionante. Kjo pauzë do të shërbejë si ndezën i hormoneve dhe dëshirës.

6. Mos mbani çamçakëz gjatë puthjes

Nuk është aspak e këndshme që t’i ndërsa puthesh me partnerin ndjen çamçakëzin në gojën e tij. Sa ju pëlqen kjo? Për pjesën më të madhe kjo do të përbënte problem dhe nuk do të lejonte që puthja të ishte perfekte.

7. Shmangni puthjet e tepruara

Nuk janë të rralla rastet kur mund të teprohet me puthjet. Mundohuni që puthja që ju jepni dhe merrni të mos i pështiroset partnerit. Gjithçka duhet të jetë e ëmbël, joshëse, harmonike me lëvizjet e partnerit dhe aspak e tepruar.

Tags: ekspertputhjeteknika
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve!
Breaking News

Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve!

20/03/2026
Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim!
Breaking News

Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim!

20/03/2026
Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm!
Breaking News

Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm!

20/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!
Breaking News

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!

20/03/2026
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

“E respektoj”, Romeo flet për ndarjen nga Heidi: Nuk mendonim njësoj për jetën!

20/03/2026
Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!
Breaking News

Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!

20/03/2026
Next Post
Bananet dhe rrushi qetësojnë pulsin e shpejtuar

Bananet dhe rrushi qetësojnë pulsin e shpejtuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera