Një ‘bloggere’ e dietës ushqimore doli në përfundimin se ka ushqime të cilat mund të zëvendësohen në mënyrë të tillë që trupi juaj mos të ndjejë uri dhe ju të bini në peshë. Më poshtë i sjellim ato sipas ‘Bright Side’:
1-Dieta kundra ushqyerjes së shëndetshme.
Të mbash dietë nuk do të thotë të vdisni urie, pasi kjo do ta shtonte urinë tuaj. Ushqehuni me shumë perime fruta si dhe sasinë e duhur të karbohidrateve.
2-Ushqimi i shpejtë kundra ushqimit të shtëpisë.
Ndryshoni rutinën tuaj të drekës dhe ushqehuni me ushqime të bëra në shtëpi, pasi janë më të shëndetshme.
3-Patetinat kundra kokoshkave.
Një grusht me patetina përmban 50 kalori, 9 gram yndyrnë, 16 gram karbohidrate ndërsa kokoshkat përmbajnë vetëm 93 kalori.
4-Hamburgeri me panine kundra hamburgerit pa panine.
Nuk ka asgjë të keqe të hani një hamburger, por provojeni të hiqni paninen dhe ta hani të mbuluar me sallatë, pasi ka më pak se 1 gram karbohidrate.
5-Porcionet e duhura të ushqimeve kundra porcioneve të mëdha që postohen në rrjetet sociale.
Një pjatë e zbukuruar me shumë ushqime mund të duket bukur kur e shikoni, por kur ushqeheni duhet t’i pakësoni ato.
6-Dieta për humbje të peshës kundra dietës së shëndetshme.
Të humbasësh peshë nuk do të thotë që ju duhet të hani pak, por të hani shëndetshëm.
7-Ushqimet e freskëta kundra ushqimeve të ngrira.
Mund të duket e habitshme, por perimet e ngrira kanë më shumë vlera ushqimore se ato të freskëta./revistawho.com