Prej ditësh Santorini është mbërthyer nga paniku i tërmeteve të shumta që kanë goditur gjithë vendin. Për shkak të kësaj, është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Aktiviteti sizmik në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos detyroi mijëra qytetarë të largoheshin nga ishulli në mënyrë urgjente.
“Bashkia Thira u shpall gjendje emergjente e Mbrojtjes Civile pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vasilis Papageorgiou, për adresimin e nevojave emergjente dhe menaxhimin e pasojave nga aktiviteti sizmik që ka ndodhur së fundmi në zonën e mësipërme. Kjo deklaratë do të jetë e vlefshme nga data 02.02. 2025 deri në datën 3.3.2025”, thuhet në njoftim.