Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

8 hapat që fshihen pas mirëqenies së fytyrës

24/10/2018
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
8 hapat që fshihen pas mirëqenies së fytyrës

Hapat e para të mirëqenies së lëkurës tuaj nisin nga një ushqyerje e shëndetshme. Nëse ju i jepni përbërësit e nevojshëm lëkurës, ato për të cilat ajo ka nevojë, do t’ju jetë tepër mirënjohëse. Bukuria e vërtetë është besimi në vetvete, dhe kjo fillon me lumturi dhe shëndet, kështu që të fillojmë…





Kur ju doni flokë plot shkëlqim, thonj të fortë dhe lëkurë të shëndetshme, ajo çka ju nevojitet është ushqimi i pasur me elemente të rëndësishëm për këto struktura të trupit tuaj.

Këto dhe shumë sekrete të tjera kanë marrë shpjegim nga dermatologia, Dr. Migena Gega, e cila ka folur për “revistawho.com”.


Sekreti nr. 1 HANI YNDYRNA TË SHËNDETSHME

Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se eliminimi total i yndyrave nga dieta e tyre është shumë i dobishëm, por trupat e shëndetshëm kanë nevoje për yndyra të shëndetshme, gjithashtu lëkura ka nevojë për acide yndyrore thelbësore siç janë omega-3 dhe omega-6. Këto yndyra janë blloqe ndërtuese të membranave qelizore, të cilat marrin pjesë në prodhimin e yndyrës natyrale me funksion barriere, e cila shërben për ta mbajtur lëkurën të hidratuar, të lëmuar  dhe në dukje më të re.

Yndyrat thelbësore gjenden në produkte të tilla si: salmoni, arrat, bajamet, vezët e ziera, mishi i pulës, vaji i ullirit.

Sekreti nr. 2 HIDRATIMI ËSHTË ÇELËSI

Organizmi ynë nuk e konsideron lëkuren si një organ vital si zemra, mushkëritë apo truri, kështu që kur trupit tonë i mungon hidratimi, pushimi apo vitaminat, lëkura është e para që i vuan pasojat.

Është shumë e rëndësishme të konsumohet një litër e gjysmë deri 2 litër ujë në ditë. Konsumimi i ujit ndihmon ne tretje, jep energji për trupin, si dhe ndihmon në eliminimin e toksinave. Këto janë atribute shumë të rëndësishme për lëkurën, kështu që mos harroni të rrini të hidratuar mirë.

Nëqoftëse e merrni seriozisht hidratimin e trurit tuaj nëpërmjet ujit, merrni gjithashtu në konsideratë të zëvendësoni disa gota ujë në ditë me ujë kokosi. Uji i kokosit është i pasur me kalium, kalcium, magnez dhe zink. Çka është më e rëndësishmja, uji i kokosit është i pasur me citokina, një hormon që ka efekte anti-kancerogjene, anti-trombotike dhe anti-age.

Sekreti nr.3  SHIJONI VERËN E KUQE

Pini  verën e kuqe, pasi një gotë vere në ditë për femrat (2 gota për meshkujt) ka efekte shumë të mira kundër plakjes së lëkurës. Si ka mundësi që një gotë vere të ketë mrekulli anti-age? Vera e kuqe ka një përqendrim të lartë antioksidantesh që quhen polifenole, përfshirë këtu dhe resveratrolin, të cilat ndihmojnë në frenimin e sëmundjeve të ndryshme dhe plakjen e lëkurës.

Sekreti nr.4  HANI MË SHUMË SUPERFRUTA

Ju keni dëgjuar shpesh shprehjen “ju jeni çfarë hani”, por ajo çka nuk dëgjoni shpesh është “ushqimi juaj është trajtimi i lëkurës tuaj”. Frutat janë një burim i rëndësishëm i elementeve antioksidues që veprojnë kundrejt plakjes. Çdo sekondë trupi ynë ekspozohet ndaj radikaleve të lira të cilat kontribuojnë në plakjen e lëkurës. Superfrutat janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe nutrientë të tjerë të cilat ndihmojnë për të jetuar më gjatë, dukje më të bukur madje dhe të parandalojnë sëmundje.

Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat, kivi, mollët, bananet dhe qershitë janë disa nga këto. Kështu që sigurohuni ta keni kuzhinën plot me to dhe trajtojini sikur të ishin karamele, të cilat nuk ngurroni t’i konsumoni çdo sekondë.

Sekreti nr.4  ÇAJ NË VEND TË KAFES

Kafja ndihmon t’u mbajë plot energji për periudha të zgjatura, por keto periudha energjie shtesë nuk janë ato çka i duhet trupit dhe lëkurës tuaj. Pushimi është thelbësor për lëkurë të shëndetshme, dhe sa më shumë aktiv dhe pa gjumë që rrini, aq më keq duket lëkura juaj. Kafja është dehidratuese, dhe nëse zgjidhni të konsumoni më shumë kafe se ujë, ju jeni duke bërë më shumë dëm sesa mirë.

Kështu që do të ishte më e udhës të zëvendësonit kafen me çaj. Për të filluar, çaji jeshil përmban 5-10% të kafeinës që gjendet në një filxhan kafe. Çaji është plot me polifenole të shëndetshme, të cilat jo vetëm mbrojnë qelizat me efektin antioksidant të tyre, por përmbajnë gjithashtu L-theanine. Kjo substance sjell një gjendje qetësie duke çliruar dhe trurin nga stresi i përditshëm.

Çaji jeshil është çaji me i njohur për efektet e tij anti-age, por nuk keni pse të ndjeheni të limituar me variantet e tjera të çajit të bardhë, çajit të zi, apo çajreve me shije të ndryshme, të cilat mund të zëvendësojnë dëshirën tuaj për kafe.

Sekreti nr.5  LARGONI SHEQERIN NGA DIETA

Sheqeri bëhet i dëmshëm duke vepruar nëpërmjet disa produkteve që vijnë nga degradimi i tij, duke ndikuar kështu në sintezën e kolagjenit dhe elastinës. Kur këto proteina bombardohen nga sheqernat, ato bëhen më të dobëta dhe rezultati pa dyshim është pasoja në lëkurë me shfaqjen e rrudhave, humbjen e elasticitetit dhe shkëlqimit. Por nuk përfundon këtu. Sa më shumë produkte të fundit të degradimit të sheqerit të jenë prezente në një individ, aq më e lartë është predispozita për t’u bërë më i prekshëm nga faktorët ambientalë, si rrezet e diellit dhe tymi i cigares.

Sekreti nr.6  PAK BIMË DHE ERËZA

Konsumimi i një sasie erëzash me ushqimin, si rigoni, borziloku, mazhorana, trumza, xhenxhefili, mund të jenë shumë të vlefshme për të luftuar inflamacionin.

Sekreti nr.7  DOMATJA ME EFEKTE TË SHKELQYERA

Domatja është një burim i një elementi të rëndësishëm për lëkuren, likopenit i cili ndihmon atë nga plakja. Duke konsumuar deri 200g domate në ditë, lëkura juaj do të marri pamjen e lëkurës se bebit duke ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin.

Ju mund të aplikoni dha maskat me domate në kushte shtëpie, të cilat bëhen duke aplikuar lëngun e domates dhe lihet të pushojë për 10 min.

Sekreti nr.8 KOSI PËR NJË LËKURË PLOT JETË

Kosi përmban acid laktik, i cili është alfahidroksi acid, i nevojshëm për të eliminuar qelizat e vdekura.

Disa nga efektet e tij janë: hidratimi i lëkurës, parandalimi i plakjes se parakohshme, efekt anti-inflamator, sidomos gjatë trajtimit të akneve, si dhe efekt qetësues pas djegies nga dielli në saj të zinkut që përmban./revistawho.com

Tags: aknetdermatologiadomateFrutatfytyraKeshillaMigena GegashendetsheqeriVera
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Nuk i shkon asnjë shok për ditëlindje, foto e trishtuar e vogëlushit bëhet virale

Nuk i shkon asnjë shok për ditëlindje, foto e trishtuar e vogëlushit bëhet virale








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera