Ditën dedikuar femrave e kanë festuar të gjithë në mënyrat e tyre. Për moderatoren Arbana Osmani, kjo ditë ka qenë shumë speciale dhe disa nga momentet që ka përjetuar i ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’. Fillimisht ajo ka marrë një surprizë të vogël nga djali i saj, Jon, i cili i ka dhuruar një letër me shkrimin: “Mam ti ndriçon jetën time”. Jo më kot Arbana e quan këtë moment më të bukurin.
Më tej, së bashku me vajzat e stafit të ‘Dua të të bëj të lumtur”, ka vizituar një qendër relaksi ku ka kaluar disa orë me to.
Mbrëmja nuk mund të mbyllej ndryshe, veçse në prani të njerëzve më të dashur për moderatoren. Pak orë më parë ajo postoi foto nga surpriza që i vogli i saj i bëri gjyshes së bashku me nënën e tij dhe një foto me të atin teksa qëndronin së bashku. / revistawho.com