Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

8 muajt e terrorit, ja dhuratat luksoze që i bënte fansi i çmendur Luana Vjollcës

15/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
8 muajt e terrorit, ja dhuratat luksoze që i bënte fansi i çmendur Luana Vjollcës

Tetë muaj terror, që nuk i kishte marrë kurrë seriozisht deri mbrëmjen e të mërkurës, kur Besmir Lila iu afrua në xhamin e makinës. Moderatorja Luana Vjollca duhet thënë se është një nga vajzat më joshëse të “showbiz”-it, ndërsa numëron qindra mijëra fansa, por një prej tyre duket se ishte marrëzisht i dashuruar me të. Adhuruesi i prezantueses i kishte përkushtuar vitin e fundit “marrëdhënies” që ai mendonte se kishte me Luanën. Në dëshminë e tij në polici, Besmir Lila pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë. Por, ndërsa Luana nuk dinte asgjë për këtë “lidhje” të supozuar, përndjekësi i saj e kishte marrë aq seriozisht, saqë më në fund vendosi të përballej me të. Por, pse ishte bindur 32-vjeçari nga Lundra që do të martohej me Luanën? Në fakt, burime të “Bluetooth” tregojnë se djaloshi është një fansat që mbushnin me dhurata luksoze e buqeta me lule moderatoren e “Pa Limit”. Persona të afërt të Luanës tregojnë se djaloshi i kishte dërguar disa herë lule, bizhuteri, madje edhe një celular në “Top Channel”, vend ku nuk ishte tërësisht i panjohur. Besmir Lila shkonte shpesh pranë televizionit ku punon Luana, madje në disa raste kishte kërkuar edhe takim me të. Por, pavarësisht refuzimit të moderatores, Lila vazhdonte të këmbëngulte dhe e priste derisa ajo largohej për në shtëpi. Të njëjtat burime tregojnë se djaloshi nga Tirana i ka shkuar Luanës edhe në restorantet ku ajo drekonte, apo darkonte, por që asokohe ka mbajtur distancë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, motra më e vogël Vjollca ka thënë se nuk e kishte konsideruar asnjëherë si kërcënim “dashurinë” e 32-vjeçarit, derisa ai u përlesh me partnerin e saj, Krenar Çoçaj. Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh. Të njëjtin fakt ka shpjeguar në polici edhe Çoçaj, që po ashtu ka bërë kallëzim ndaj personit që tashmë është arrestuar pas incidentit që u shkaktoi. Burimet thanë se Çoçaj ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas konfrontimit fizik që pati me fansin që i shqetësonte të dashurën. Nga ana tjetër, edhe personi i arrestuar ka pësuar disa dëmtime fizike, pasi po ashtu është goditur nga Çoçaj. Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit i janë gjetur edhe armë në makinë, madje njërën prej tyre ishte duke e marrë ndërsa përballej me Krenarin, gjë që linte dyshime se mund ta përdorte atë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë të dhënë të mëtejshme mbi qëllimet e Besmir Lilës. Ndërsa hetimet vazhdojnë, paraditen e sotme 32-vjeçari nga Lundra do përballet edhe me masën e sigurisë kundër tij. Lila pritet që të mbërrijë sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të vendoset masa. Nuk dihet nëse të pranishëm do të jenë edhe Luana dhe partneri i saj Krenar Çoçaj, megjithatë gjasat janë që të marrë pjesë avokati i tyre./gsh.al

 

 






Tags: luana vjollca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen me bukuroshet Adrola dhe Xhesika (FOTOT)

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen me bukuroshet Adrola dhe Xhesika (FOTOT)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera