Për disa njerëz, pabesia është vija e kuqe që shënon fundin e një lidhjeje. Për të tjerë, ajo mbetet një provë e dhimbshme, por jo e pakapërcyeshme. Edhe në botën e famës, ku çdo hap bëhet publik dhe çdo gabim amplifikohet, ka çifte që kanë zgjedhur të falin, të vazhdojnë dhe të mos e shpërbëjnë familjen e tyre.
Më poshtë janë disa nga çiftet më të njohura që i mbijetuan tradhtisë, skandaleve dhe presionit mediatik.
Paul Newman & Joan Woodward

Historia e tyre nisi në vitin 1953, gjatë shfaqjes Picnic në Broadway. Paul Newman ishte i martuar në atë kohë, por më vonë u divorcua për t’u martuar me Joan Woodward. Martesa e tyre zgjati plot 50 vjet, deri në vdekjen e aktorit në vitin 2008.
Edhe pse lidhja e tyre u përball me periudha të trazuara dhe afera jashtëmartesore, përfshirë atë me gazetaren Nancy Bacon në fund të viteve ’60, çifti qëndroi bashkë deri në fund.
Josh Duhamel & Fergie

Të njohur që nga viti 2004, Josh Duhamel dhe Fergie u përballën herët me akuza për tradhti. Aktori u përfol për një aferë me striptisten Nicole Forrester, akuza që ai i mohoi publikisht.
Megjithatë, Fergie foli për mënyrën se si krizat i forcuan:
” Kur kalon nëpër kohë të vështira, ato të bëjnë vërtet më të fortë si njësi, si çift. Të paktën për ne, kështu ndodhi. Dashuria jonë sot është një dashuri më e thellë, me siguri. Ne jemi më të fortë sot, me siguri, për shkak të çdo vështirësie që na ka ndodhur. Ne i përballojmë ato, ne komunikojmë; komunikimi është gjëja më e rëndësishme .”
Ata u martuan në vitin 2009 dhe u bënë prindër në vitin 2013. Ndarja e tyre erdhi vetëm në vitin 2017 dhe nuk lidhej me pabesinë.
Adam Levine & Behati Prinsloo

Çifti është bashkë që nga viti 2012 dhe ka tre fëmijë. Në vitin 2022, disa gra e akuzuan këngëtarin për marrëdhënie jashtëmartesore, duke shkaktuar bujë të madhe.
Pavarësisht zhurmës mediatike, Behati Prinsloo dhe Adam Levine vendosën të qëndronin bashkë dhe të fokusoheshin në familjen e tyre, duke ruajtur martesën.
Dominic West & Katherine Fitzgerald

Në vitin 2020, aktori Dominic West u fotografua në shoqërinë e Lily James, duke ngritur dyshime për një aferë. Pak ditë më vonë, ai dhe bashkëshortja e tij dolën publikisht për të mohuar çdo krizë.
“Dua vetëm të them se martesa jonë është e fortë dhe ne jemi absolutisht ende bashkë “
Deklarata u shoqërua me foto që konfirmonin unitetin e çiftit.
Ozzy & Sharon Osbourne

Martesa e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljeve të Ozzy Osbourne. Sharon Osbourne e pranoi hapur realitetin e lidhjeve të tij jashtëmartesore:
“Ai kishte gra në vende të ndryshme ”
” Në thelb, nëse je një grua që i jep Ozzy-t ose një masazh shpine ose një karrocë me ushqim, Zoti të ndihmoftë “
Pas rehabilitimit të këngëtarit, çifti rinovoi betimet martesore dhe qëndroi bashkë deri në vdekjen e tij në vitin 2025.
Will Smith & Jada Pinkett Smith

Martuar që nga viti 1997, çifti pranoi publikisht se kishte kaluar një periudhë ndarjeje. Jada zbuloi në vitin 2020 se kishte pasur një marrëdhënie me August Alsina.
Pas bisedave të sinqerta, ata vendosën të mos divorcoheshin, pavarësisht krizave dhe keqkuptimeve që pasuan.
Kevin Hart & Eniko Hart

Kevin Hart pranoi publikisht se kishte tradhtuar Enikon gjatë shtatzënisë së saj. Megjithatë, ajo zgjodhi të qëndronte pranë tij:
” Mendoj se kjo ishte e vetmja gjë që më mbajti vërtet gjallë ”
” Nuk isha gati në atë moment të hiqja dorë nga familja ime. “Doja që Kenzo të ishte në gjendje të takonte të atin dhe të rritej me të “
Çifti ka sot dy fëmijë dhe vazhdon të jetë bashkë.
Beyoncé & Jay-Z

Dyshimet për tradhti u bënë publike në vitin 2014 dhe u reflektuan më vonë në artin e të dyve. Beyoncé e preku temën në këngën Lemodane:
“Ai më do vetëm kur nuk jam aty / Më mirë të marrë Becky-n me flokët e bukura”
Jay-Z e konfirmoi më vonë:
” Pra, edhe me gratë, mbyllesh emocionalisht, kështu që nuk mund të lidhesh ”
” Në rastin tim, është e thellë. Dhe pastaj ndodh gjithçka tjetër: pabesia “
David & Victoria Beckham

Edhe pse janë parë si një nga çiftet më solide, Beckham u përball me akuza të shumta për afera jashtëmartesore në vitet 2000. Çifti i mohoi dhe ndërmori veprime ligjore ndaj mediave, duke treguar se martesa e tyre mbeti e fortë pavarësisht gjithçkaje.








