Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

9 cilësi për të qenë më të preferuarit në sytë e grave

09/12/2015
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
9 cilësi për të qenë më të preferuarit në sytë e grave

Stil – Pamja joshëse, një mal me para dhe pushtet – këto gjëra për femrat moderne, prej kohësh nuk përbëjnë më kriteret bazë për zgjedhjen e partnerit. Më poshtë po ju rendisim nëntë pika, të cilat i bëjnë gratë të duken të dobëta para burrave e t’i dëshirojnë me shpirt këta të fundit





Pamja joshëse, një mal me para dhe pushtet – këto gjëra për femrat moderne, prej kohësh nuk përbëjnë më kriteret bazë për zgjedhjen e partnerit. Më poshtë po ju rendisim nëntë pika, të cilat i bëjnë gratë të duken të dobëta para burrave e t’i dëshirojnë me shpirt këta të fundit.


Gratë vlerësojnë cilësitë atërore


Nuk po themi “Daddy Issues”, por cilësi atërore! Cilësitë atërore i miratojnë e i duan jo vetëm gratë me plane konkrete familjare. Shumë më tepër se kaq, ato renditen tek ta si aftësi të përgjithshme të një burri, duke nxjerrë në pah marrjen e përgjegjësisë për veten dhe të tjerët. E kundërta janë një buxhet kaotik, mungesa e besueshmërisë dhe një mal me fatura të papaguara.

Gratë duan burra me individualitet

Kush ka kokën e vet, mund ta ndërtojë jetën e vet në mënyrë interesante. Tek e fundit, asnjë grua në botë nuk do të dijë qysh në moshën 20-vjeçare, se në cilën shtëpi do të përfundojë në moshën 65-vjeçare. Burra, përdorni karizmën tuaj dhe mrekullojeni dashurinë e jetës tuaj për aventura të paharrueshme në çift. Kreativitet dhe individualitet pozitiv. Kjo ju mban lidhur dhe e ruan dashurinë të freskët.


Synime konkrete i bëjnë burrat atraktivë

Synimet konkrete duken sikur janë në kontradiktë me individualizmin, por vetëm në dukje: njerëzit duan të identifikohen me njerëzit e tjerë. Para së gjithash, me partnerin e tyre. Kjo ka arsye tërësisht praktike, por sidoqoftë, koha më e madhe kalohet bashkë. Në këtë rast, janë vizionet ato që ndihmojnë për të arritur synime të përbashkëta. Burrat që punojnë bashkë me partneret e tyre për të arritur synime afatgjata (për shembull, ndërtimi apo pasja e një shtëpie, udhëtimet rreth botës apo pasja e fëmijëve), e mbajnë zjarrin e romancës për një kohë të gjatë të ndezur.

Duart e kuruara ndikojnë pozitivisht

Studimi i një prodhuesi britanik veshjesh pak kohë më parë ka zbuluar se gratë në takimet e tyre të dashurisë parapëlqejnë tipin e të ashtuquajturit “Boy next Door”. Kjo është një arsye e qenësishme për t’u gëzuar. Apo jo! Sidoqoftë, fqinji i ri duhet të shfaqej më i kuruar. Sidomos të rëndësishme janë duart. Arsyeja, shumë e thjeshtë: Askush nuk do të donte t’i prekeshin stolitë e shtrenjta me duar të pista e thonj të papastruar.


Humori i bën gratë t’ju adhurojnë

Një buzëqeshje joshëse dhe aftësia për të rrëfyer histori gazmore, para së gjithash dëshmojnë për shpirtin dhe kreativitetin e një njeriu. Të qeshësh së bashku stimulon lidhjen sociale dhe thyen barrierat për ndërveprimet që gjenden përpara. Kjo do të thotë më konkretisht se: Sa më shumë që të qeshet, aq më shumë ka gjasa që të përjetohen momente romantike.

Me aftësi zanatçiu drejt romantizmit

Shumica prej nesh e kalon kohën duke klikuar në internet, sikurse po bëni dhe ju në këto momente ndoshta. Kjo nuk dëmton gjë nëse doni të kujdeseni për të pasur një balancim produktiv e fizik. Burrat që bëjnë tapicerinë, sharrojnë apo shpojnë me trapano, botës së grave u kujtojnë tipat klasikë të burrave, që duan t’i sigurojnë familjes një strehëz të ngrohtë e të sigurt. Dhe e thënë më sinqerisht? Në fakt, gjithkush gjen tipa që dinë të ndihmojnë veten.


Burrat me stil fitojnë zemrat e grave

Një ndërgjegje e plotë në stil te burrat, vlerësohet jo vetëm si kurë, por edhe si detyrë. Kush nuk dëshiron të përballet shpesh me revistat e modës, le të pyesë më mirë “furnitorët” e burrave. Si rregull, një palë pantallona xhins, plus një xhaketë lëkure, tre apo katër këmisha “slim” dhe një orë klasike dore, janë abc-ja. Por te stili, nuk bëjnë punë vetëm veshjet. Korrektësia, mirësjellja dhe mënyrat elegante të të vepruarit, janë pa mëdyshje domosdoshmëri.

Gratë e vlerësojnë spontanitetin

Spontaniteti është vëllai i vogël i individualizimit dhe një garant për të qenët një çift i lumtur. Një udhëtim spontan në fundjavë, një darkë e gatuar këndshëm dhe një e ngrënë nën dritat e qirinjve romantikë, si dhe një tufë lule e papritur si dhuratë, i bëjnë zemrat e grave të rrahin fort. Nuk duhet që të jetë domosdoshmërisht një gjest me përmbajtje të madhe materiale. Gratë duan të ndihen të respektuara dhe të dashuruara dhe ndjenjat në këtë rast kanë prioritet absolut, shkruan Shqip.

Tags: femrameshkuj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Next Post
Përse po shkon Flori Mumajesi në Zvicër!

Përse po shkon Flori Mumajesi në Zvicër!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera