Ndonjëherë mund të dukemi shumë bukur para pasqyrës por pasi shkrepim një foto nuk na pëlqen më vetja. Kjo ndodh për shkak të pozës që ne marrim kur shkrepim foto. Me anë të këtyre 9 këshillave do të dukeni më bukur kur të bëni selfie:
Mundohuni të shmangni ngritjen e kokës lart.
Mos e ngrini shumë lart telefonin kur bëni foto ndryshe nuk do dukeni mirë.
Bëni foto anën tuaj më të mirë. Shumica e njerëzve shprehen se ana e tyre më e bukur është ana e majtë.
Mos i tërhiqni faqet nga brenda.
Mos i mbani sytë shumë të hapura por mbyllini pak në mënyrë që të dukeni më tërheqës/e.
Mos u ngrysni!
Nëse do bëni foto profilin tuaj, mbajeni mjekrën lart.
Mos i fryni buzët, është e dukshme.
Qeshni natyralisht.