Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

9 mënyra natyrale si të parandaloni infeksionet vaginale

08/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
9 mënyra natyrale si të parandaloni infeksionet vaginale

Infeksionet vaginale janë një problem shumë i përhapur të femrat, ku thuajse tre në katër, përballen me probleme të tilla në pjesën më të madhe të jetës.





Infeksionet ndodhen në brendësi të vaginës dhe shkaktojnë djegie, kruajtje, irritim, dhimbje gjatë aktit seksual dhe humbje të të bardhave. Më poshtë gjeni disa këshilla se si mund t’i parandaloni infeksionet në mënyrë natyrale.

Mos përdorni produkte shumë agresive- Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar infeksionet, është që të mos përdorni produkte intime shumë agresive. Shmangni kremrat aromatikë, tamponët dhe aromatizues të tjerë që mund të prishin ekuilibrin vaginal.


Dietë e ekuilibruar- Për të mos pasur probleme shëndetësore, është e domosdoshme ndjekja e një diete të shëndetshme. Mundohuni të shmangni sa më shumë sheqerin dhe birrën, dy produkte që favorizojnë shfaqjen e infeksioneve dhe mykut.

Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak- Mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak, është e rëndësishme për të parandaluar sëmundje si diabeti. Janë pikërisht çrregullime të tilla që shtojnë rrezikun e infeksioneve vaginale.

Vishni të brendshme pambuku- Edhe mënyra e veshjes ndikon në infeksione. Bëni mirë të shmangni të brendshmet najloni apo tyli dhe preferoni mbathjet prej pambuku.

Relaksohuni- Stresi mund të shkaktojë një debulesë të ndjeshme në sistemin imunitar, gjë që mund të shkaktojë infeksion. Relaksimi dhe çlirimi nga ankthi janë dy gjëra që garantojnë shëndet.

Përdorni kos në zonat e acaruara- Kosi i bardhë përmban Lactobacillus acidophilus, një prej baktereve të mira për shëndetin e vaginës. Ndihmon për parandalimin e infeksionit dhe qetëson zonën e acaruar. Në brendësi mund të aplikohet duke përdorur një tampon, shkruan noa.al.

Merrni kapsula me vaj rigoni- Edhe vaji i rigonit është në gjendje të luftojë infeksionet. Këshillohet të merret dy herë në ditë pas vakteve.

Hani boronicë të kuqe- Boronica e kuqe është një zgjidhje shumë e mirë për parandalimin e infeksioneve vaginale dhe në rrugët urinare. Përmbajnë një substancë që ndalon bakteret që të ngjiten në membranën e trupit, duke shmangur kështu irritimin.

Hani hudhër biologjike- Hudhra është një produkt natyral që lufton dhe parandalon infeksionet. Ka veri antibakteriale dhe antibiotike, ku pavarësisht aromës së rëndë, dobitë i ka shumë më të mëdha./kosovarja.com

Tags: infeksionvaginë
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Endri Prifti: Do dashuroj derisa të gjej dashurinë e vërtetë

Endri Prifti: Do dashuroj derisa të gjej dashurinë e vërtetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera