Ajo mund të jetë 9-vjeçarja më e fortë në planet. Quhet Milla Bizzotto, është nga Florida dhe ka marrë pjesë në një garë të projektuar për marinsat amerikanë. Qëllimi i saj është që të frymëzojë gjeneratën e re, që ta duan trupin e tyre dhe që të jenë aktiv. Gjithashtu Bizzotto ka marrë përsipër që të mbledhë fonde kundër bullizmit, një fenomen prej të cilit është prekur në jetën e saj. Ajo u shndërruar në konkurenten më të re “Battlefrog”, një të kompeticionin 24-orësh me gara me pengesa e projektuar për marinsat amerikanë. Për t’ia dalë mbanë ajo është përgatitur fort për 9 muaj, 5 ditë në javë, për thuajse 3 orë në ditë, e trajnuar nga babai i saj Christian Bizzotto, që është dhe trajner në një palestër. Kur ishte në klasë të dytë fillore, fëmijët në shkollë shpesh e tallnin: “Më thërrisnin me nofka të ndryshme dhe më thonin që nuk jam lojtare e mirë. Nuk dua që asnjë fëmijë tjetër të kalojë ato që kam kaluar unë, kështu që vendosa të bëhem shembull. T’i tregoj fëmijëve të tjerë që ata mund të jenë ose të bëhen, ata që duan”, ka thënë ajo për stacionin CBS në Majemi. Misioni im është që të frymëzoj fëmijët që të hanë shëndetshëm, të dalin jashtë dhe të luajnë si dhe të përballen me bullizimin. Të gjithë kemi forma dhe pesha të ndryshme trupore, por duhet të duam trupin tonë.” ka thënë ajo./tvklan.al






