Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Turjan Hyska flet për këngën e tij të re, a ka lidhje me historinë e tij të dashurisë?

05/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Turjan Hyska flet për këngën e tij të re, a ka lidhje me historinë e tij të dashurisë?

Në vazhdën e projektit të tij me 8 këngë, këngëtari dhe gjithashtu moderator Turjan Hyska është rikthyer me këngën më të re “Nokia e vjetër”.
Kjo këngë vjen si një bashkëpunim me këngëtarin e huaj Arman Kanun dhe flet për një dashuri të mbetur në tentativë. Gazeta Express ka kontaktuar Turjanin për të ndarë disa detaje rreth këtij projekti të ri dhe gjithashtu për të na zbuluar disa detaje sa i përket jetës personale dhe dasmës së tij me këngëtaren dhe moderatoren Orinda Huta, e cila do të zhvillohet gjatë muajit korrik të këtij viti.





Sa autobiografike është kënga pasi në shpërndarjen që i bëni duket se dëshironi të vendosni më tepër theksin tek teksti?

Absolutisht asgjë personale! Është thjesht një gjetje artistike për ti dhënë sa më shumë fuqi këngës dhe fabulës…Theksin e vendos tek teksti sepse mendoj që pjesa ime më e fortë në muzikë është teksti! Shumë më i fortë sesa interpretimi im!


Keni vërtet një Nokia me mesazhe të vjetra?

Kam një Nokia(ai i klipit) por që nuk ka as mesazhe, as nuk ndizet (Qesh)

Cili ka qenë celulari juaj i parë dhe çfarë përdorni tani?

Ka qenë një Ericson mos gaboj! Tani përdor Iphone…

Përse ke vendosur ti këndosh këtë herë një dashurie të mbetur pezull?

Është pjesë e Octoprojekt…Një projekt muzikor që përfshin 8 këngë me mesazhe të ndryshme!

Çfarë ndjesie të përçojnë historitë e dashurisë të viteve 2000, pra historitë e mesazheve me Nokia, krahasuar me ato sot në Whatsapp?

Dashuria është njësoj në çdo kohë…

Përse zgjodhët Arman Kanun për këtë bashkëpunim?

Sepse është një super vokal dhe talent!

Kohët e fundit gjithashtu po komentoheni në lidhje me dasmën me Orindën si po ecin përgatitjet, mund të na zbuloni ndonjë detaj?

Thjesht do jetë një dasmë ku do super kënaqemi ne dhe të ftuarit!

Do të vijoni me produksione muzikore, apo do të bëni sërish një pauzë të gjatë?

Jo, do vazhdoj me ciklin e 8 këngëve dhe pastaj nuk besoj që do bëj më këngë!

Sa i plotësuar ndiheni në rolin e drejtuesit dhe autorit të “Oktapod”?

Oktapod është një projekt i cili rritet dhe shpresoj të bëhet më i mirë me kalimin e kohës! Nuk ndjehem asnjëherë i plotësuar, mërzitem shpejt!

Dhe një kureshtje për fansat e grupit “Produkt 28”. Do të rikthehen me ndonjë këngë së bashku Turi, Fabi dhe Albani?

Do flas me çunat e do të lajmëroj!(Qesh)

Tags: Turjan Hyska
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Next Post
FOTOT EKSKLUZIVE NGA ‘BABYSHOWER’ / Zbulohet gjinia e fëmijës, Alessio Aliaj dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një…

FOTOT EKSKLUZIVE NGA 'BABYSHOWER' / Zbulohet gjinia e fëmijës, Alessio Aliaj dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera