Fustani i bardhë i Albërie Hadërgjonajt, me të cilin duhet thënë se këngëtarja shkëlqeu në gjysëm finale e “Kënga Magjike”, duket se nuk është autentik. Krijimi i stilistit kosovar Valdrin Sahiti, është shumë i ngjashëm me atë të linjës së famshme Atelier Pronovias 2016. Zbulimin e ka bërë gazetarja Iva Tiço, e cila e ka ndarë këtë edhe me miqtë virtualë në “Instagram”.