Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

VIDEO/ Një lajm i papritur nga “Fate të Kryqëzuara”, Ozan nuk është djali i Xhihanit…

08/02/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Një lajm i papritur nga “Fate të Kryqëzuara”, Ozan nuk është djali i Xhihanit…

“Fate të Kryqëzuara” është një nga telenovelat e njohura që ka gozhduar para ekranit miliona shqiptarë.





Ndërthurja shumë e bukur e ngjarjeve  dhe dinamika e jashtëzakonshme me të cilën ato zhvillohen, kanë rrëmbyer zemrat e shikuesve të shumtë, duke e kthyer tashmë në një nga telenovelat më të ndjekura në televizionet shqiptare, shkruan Syri.net.

Por së fundmi është mësuar një lajm ‘bombë’, që vjen pikërisht nga “Fate të Kryqëzuara”. Një lajm, i cili ka lënë pa frymë të gjithë protagonistët në këtë serial dhe jo vetëm.


Pas një analize ADN-je të rastësishme është mësuar se Ozani, që njihet si djali i madh i biznesmenit të njohur, Xhihan Gyrpënar, në të vërtetë nuk është djali i tij. 

Gjithçka e ka zanafillën në rininë e Dilarës, e cila ishte e dashuruar me dy nga shokët e saj, Harunin dhe Xhihanin.  

Por pak para se të vendoste të martohej me Xhihanin, kishte mbetur shtatzënë me Harunin. Por gjatë atyre ditëve ajo vendosi të ndahej me Harunin dhe zgjodhi Xhihanin, i cili më pas mendoi se kishte qenë ai, që e kishte lënë Dilarën shtatzënë.

Zbulimi i këtij lajmi ka tërbuar jo vetëm Xhihanin, i cili, për të disatën herë ndihet i mashtruar nga Dilara, por edhe më shumë Ozani, i cili në momentin që e merr vesh, nuk e pranon kurrsesi për baba Harunin, armikun më të madh të atij që ai gjithnjë ka njohur për baba, Xhihanit, bën të ditur Syri.net.

Situata është bërë shumë e koklavitur në serial dhe nga momenti në moment pritet të shpërthejë “bomba”./SYRI.net

Tags: fate te kryeqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post

Babai i Beyonce-s tregon gjininë e binjakëve: Blue Ivy do të bëhet me...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera