Është e qartë se vajzat e quajtura “përgjithmonë single” kanë arsyet e tyre për të qenë të tilla. Ato janë të përqëndruara në prioritetet e tyre të rëndësishme, si për shembull librat në vend të të qenit në një marrëdhënie. Sigurisht që lidhja mund të jetë diku në listën e e tyre të gjërave, por kanë gjëra më të rëndësishme për të përmbushur. Të jesh ‘single’ me siguri mund të jetë spektakolare. Në një ditë të veçantë, si ajo e Shën Valentinit, festoni dhe trajtojeni veten. Nuk keni nevojë për dikë tjetër për të realizuar objektivat që i keni vënë vetes. “Intv.al” ju sjell 11 mënyrat se si vajzat “përgjithmonë single” mund të kalojnë një ditë të mrekullueshme me 14 shkurt.
1-Shikoni filma në Netflix, duke pirë verë e duke ngrënë çokollata
2- Dhurojini vetes buqetë me lule në formë keku
3-Përkëdhelni veten duke bërë një masazh
4-Bëni diçka që se keni bërë asnjëherë më parë
5-Pikturoni dhe ndërkohë pini verë
6-Jini spontane dhe ndërmerrni një udhëtim në ndonjë vend ekzotik
7-Porositni për të ngrënë diçka që keni dashur ta provoni gjithmonë, ose blini një palë pizhame të bukura
8-Bëni një dush me flluska, verë dhe lexoni romanin e preferuar
9-Paguani një shef kuzhine për t’ju gatuar ju dhe shoqërisë tuaj
10-Shkoni në karaoke
11-Shkoni në kinema dhe shikoni “Fifty Shades Darker”