Revista “Vogue” ka mbledhur modelet më të njohura të momentit për kopertinën e saj të fundit që do të dalë në muajin mars, përmendim këtu Kendall Jenner, Ashley Graham, Adwoa Aboah, Liu Wen, Vittoria Ceretti, Imman Hammam si dhe Gigi Hadid. Edhe pse një nga revistat më me influencë në fushën e modës, duket se këtë herë ka dështuar tërësisht. Shkak për këtë u bë modelja e njohur, e cila shquhet për linjat e saj të kolme Ashley Graham, të cilës për t’i ulur disa kilogramë, dora e Gigi Hadid është trasformuar dukshëm me zgjatimin e tepërt. Ndjekësit e rrjeteve sociale nuk i kanë kursyer kritikat për përdorimin dhe ekzagjerimin e “photoshop-it”, që kjo revistë shfaq në këtë kopertinë./topalbaniaradio