Ashtu siç ishte paralajmëruar këngëtari i hitit “Beautiful Life”, Omar ka performuar në skenën e festivalit “Kënga Magjike”. Ndonëse i vogël në moshë djali nga Libani, Omari ka arritur të ngre peshë publikun me performancën e tij live. Ai ka arritur në shumë pak kohë mjaft famë me hitin e tij ritmik. Gjithashtu Omar ka zbuluar se origjina e tij është shqiptare për shkak edhe të mbiemrit të tij “Arnaout”. Omari ka thënë edhe disa fjalë në shqip si “Të dua”, “Mirëmbrëma”, etj. Gjithashtu Omari ka performuar edhe këngën “Buleria”. Ai është bërë i njohur gjatë talent show për fëmijë “Next Star” në Rumani.