Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ndër vite marrëdhënien me rrjete sociale nuk e ka pasur më të mirën e mundshme. Në raste të shpeshta asaj i kanë vjedhur llogaritë në Facebook, Instagram teksa shpesh videoklipet shkaku i mosmarrëveshjeve i janë zhdukur edhe nga Youtube. E një histori e tillë do mund të përsëritej edhe sonte mirëpo falë kujdesit të shtuar tentativat kanë dështuar. Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka qenë pre e tentimeve për t’ia hakuar llogarinë në Instagram. “E urrej kur njerëzit provojnë të hakojnë Instagramin tënd. Gjeni një jetë, budallenj”, -është shprehur Dafina e revoltuar./prive.al