Xhenxhefil, rrënja apo edhe rizoma e bimës Zingiber officinale, ka qenë një erëz dhe bimë mjekësore e njohur për mijëra vjet. Ajo ka pasur një histori të gjatë përdorimi në bimët tradicionale arabe, aziatike dhe indiane. Në Kinë, për shembull, xhenxhefili është përdorur për problemet e tretjes dhe stomakut, diarrenë dhe nauzenë (të përzjerat) për mbi 2000 vjet. Xhenxhefili gjithashtu është përdorur për të trajtuar artritin, kolitin, diarrenë dhe problemet e zemrës.
Ai është përdorur për të trajtuar ftohjen, simptomat, si të gripit, dhimbjet e kokës dhe dhimbjet menstruale të forta.
Xhenxhefili e ka prejardhjen nga Azia ku është përdorur si një erëz gatimi për të paktën 4000 vjet.
Përdorimet mjekësore
Sot, profesionistët e mjekësisë mund ta rekomandojnë xhenxhefilin për të trajtuar të përzierat dhe të vjellat nga udhëtimi, shtatzënia dhe kimioterapia. Ajo gjithashtu përdoret për të trajtuar problemet e stomakut, për të ulur dhimbjet nga osteoartriti dhe mund të përdoret edhe në sëmundjet e zemrës.
Sëmundja e udhëtimit
Studime të ndryshme sugjerojnë se xhenxhefili mund të funksionojë më mirë se placebo për të ulur disa nga simptomat e sëmundjes së udhëtimit. Në një provë me 80 marinarë të rinj të cilët vuanin nga sëmundja e udhëtimit, ata që morën xhenxhefil pluhur kishin më pak të vjella dhe djersë të ftohta krahasuar me ata që morën placebo. Xhenxhefili gjithsesi nuk arriti të ulë të përzierat. Studimi me vullnetarë të shëndetshëm tregoi të njëjtën gjë.
Sidoqoftë, disa studime gjetën se xhenxhefili nuk funksionon aq mirë sa mjekimet kundër sëmundjes së udhëtimit. Në një studim i vogël njerëzve iu dhanë rrënjë të freskëta xhenxhefili, xhenxhefil pluhur, skopolamin, një mjekim i zakonshëm për sëmundjen e udhëtimit dhe placebo. Ata që morën skopolamin patën më pak simptoma se ata që morën xhenxhefil. Mjekimet e marra me apo pa recetë për të përzierat mund të kenë efekte anësore që xhenxhefili nuk i ka, të tilla si tharja e gojës dhe përgjumja.
Të vjellat dhe të përzierat e lidhura me shtatzëninë
Studimet kanë treguar se 1 g në ditë xhenxhefil mund të ulë të përzierat dhe të vjellat tek gratë shtatzënë kur përdoren në kohë të shkurtër (jo më gjatë se 4 ditë). Studime të ndryshme kanë treguar se xhenxhefili është më i mirë se placebo për të problemet e mëngjesit tek këto gra.
Në një studim me 30 gra shtatzëna me të vjella të shumta, ato që morën 1 g xhenxhefil në ditë për 4 ditë raportuan qetësim më të madh se ato që morën placebo. Në një studim me 70 gra me të vjella dhe të përziera, ato që morën një dozë të ngjashme të xhenxhefilit patën më pak të përziera dhe nuk patën të vjella aq sa ato që morën placebo. Gratë shtatzëna duhet të flasin me doktorët para se të marrin xhenxhefil dhe të mos marrin më shumë se 1 g në ditë.
Të përzierat nga kimioterapia
Disa studime sugjerojnë se xhenxhefili ul kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e të përzierave, por jo të vjellat gjatë kimioterapisë. Sidoqoftë, një studim përdori xhenxhefilin të kombinuar me ilaçe të tjera kundër të përzierave, kështu që ende nuk dihet qartë roli i tij. Për këtë nevojiten studime të mëtejshme.
Të përzierat dhe të vjellat pas kirurgjisë
Ka studime të ndryshme lidhur me përdorimin apo jo të xhenxhefilit për të përzierat dhe të vjellat pas kirurgjisë. Dy studime kanë treguar se 1g rrënjë xhenxhefili para kirurgjisë mund të ulin të përzierat ashtu si edhe ilaçet përkatëse. Në një nga këto studime, gratë që morën xhenxhefil gjithashtu donin më pak ilaçe për të përzierat pas ndërhyrjes. Por disa studime të tjera treguan se xhenxhefili nuk ndihmonte në uljen e të përzierave. Në fakt, një studim tregoi se xhenxhefili edhe mund t’i shtojë të vjellat pas kirurgjisë. Për këtë qëllim duhet të bëhen më shumë kërkime./Shendeti