Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Juliana Pasha rrëfen pengun më të madh të jetës, takimi që nuk u realizua

13/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Juliana Pasha rrëfen pengun më të madh të jetës, takimi që nuk u realizua

Një takim i parealizuar që e kujton gjithmonë me shumë nostalgji dhe një sinjal (i parë) për suksesin e garantuar në të ardhmen. Kështu i mban mend Juliana Pasha vitet e para dhe pjesëmarrjen në festivalet e fundvitit. Por në kujtesë do t’i mbetet përherë një kujtim sa i bukur, aq edhe i trishtë nga Festivali i vitit 1999, në të cilin ajo vlerësohet me ҫmimin “Zëri më i mirë” – një ҫmim që nuk ekzistonte në listën e ҫmimeve të festivalit, por u krijua enkas për Julin nga Artistja e Popullit, Vaҫe Zela.





Këtë moment të festivalit, Juliana e ka kujtuar edhe pasditen e sotme, ndërsa ka qenë e ftuar në “E diell” përballë Adi Krastës.

Juli kishte kënduar natën e parë përballë Artistes së Popullit, Vaҫe Zela, me shumë emocion. Ashtu si për shumë të rinj, edhe për të ishte ëndërr ta kishte Vaҫen aq afër. Dhe nuk nuk mund t’ia merrte mendja kurrë se pikërisht atë, Vaҫja e kishte kërkuar nëpër korridoret e TVSH-së.


Adi Krasta e mban mend shumë mirë atë vit, kur Vaҫja kërkonte Julin nëpër korridore: “Adi, atë vajzën, Pasha, ku mund ta gjej?” – e kishte pyetur ajo në atë kohë, kur të gjithë e dinin se sa hije artistike kishte Vaҫja e madhe dhe sa gjë e rrallë duhet të ishte që ajo të kërkonte pikërisht një këngëtare të re, aq më tepër t’i dedikonte asaj edhe një ҫmim: “Do ta gjejmë menjëherë”, – ia pat kthyer Krasta në atë kohë, ndërsa ajo vijoi: “Do bëhet e madhe ajo…. ka zë shumë të mirë.”

Adi e kishte kuptuar që  artistja e madhe e skenës, rrallë jepte opinione e konsiderata, por kur kjo ndodhte, me siguri, emri i të përmendurit kishte të ardhme të suksesshme.

Dhe kujton që në dhomën e grimit kishte gjetur Julianën, që as ai në atë kohë nuk e njihte: “Ti je Juliana Pasha?” – e pyeti Julin: “Po..” – ia kthen këngëtarja e re me drojë: “Po të kërkon Vaҫe Zela…”. Me gjithë nxitimin, Juli mësoi se vetëm disa minuta më vonë Vaҫja kishte zbritur në sallë, pak para se ajo të dilte në skenë. Në fund, ҫmimi “Zëri më i mirë”, krijuar enkas nga Vaҫe Zela, kishte vetëm një emër: Juliana Pasha. Por, me gjithë vlerësimin, Juli tregon se diҫka i ka mbetur peng: “Unë nuk arrita dot ta takoja. Kur unë isha në dhomën e grimit, ajo kishte zbritur në sallë. Më ka mbetur peng gjithë jetën, megjithatë mjaftohem shumë me faktin që jam vlerësuar nga një artiste e madhe e skenës…”./revistaclass.al

Tags: Juliana Pasha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Bes Kallaku nuk harron të falenderojë Nard Ndokën, përgjigjja e politikanit epike

Bes Kallaku nuk harron të falenderojë Nard Ndokën, përgjigjja e politikanit epike








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera