Prashanti ka hyrë në dhomën e Sarasit dhe Kumudit dhe ka ndryshuar deodorantin e Sarasit. Saras shkon në dhomë dhe kur hedh deodorant i bie të fikët. Prashant e shikon me dylbi dhe është shumë i lumtur. Kumud shkon në dhomë dhe sheh Sarasin në tokë. Ajo bërtet dhe të gjithë shkojnë në dhomë shkruan revistawho.com. Nandini i thotë Kumudit mos të shqetësohet se Shivangi është doktoreshë. Ajo e kontrollon Sarasin dhe thotë ta çojnë në klinikë. Prashant vjen dhe pyet Kumudin çfarë ndodhi. Kumud qan dhe thotë se Sarasit i ka rënë të fikët. Prashant merr Sarasin në makinën e tij dhe Kumudin. Anushka bën projektin gati për të ikur dhe mendon të flasë me Kabirin. Ajo shkon tek dhoma e tij, por ai nuk e hap derën. Shivangi viziton Sarasin dhe thotë se mund të ketë pasur reaksion kimikal. Kumud qan dhe thotë se kjo ka ndodhur ngaqë ai mban shumë stres. Prashant e ngushëllon atë. Saras hap sytë dhe pyet si erdhi këtu. Kumud i thotë se atij i ra të fikët. Kumud e përqafon atë. Prashant nervozohet. Anushka shkon përsëri në dhomën e Kabirit, por ai nuk ndodhet aty dhe celularin e ka të fikur. Ajo pyet të gjithë ku ndodhet Kabiri. Saras dhe Kumud kthehen në shtëpi. Saras falenderon Prashantin. Kumud shkon në kuzhinë dhe Prashant nuk ja ndan sytë asaj. Saras e pyet çfarë ka. Prashant i thotë se po shihte bukurinë e Kumudit. Saras çohet dhe i thotë atij se nuk mund të flasë në këtë mënyrë. Prashant e provokon atë dhe i thotë se po shihte sytë e saj, flokët, buzët, trupin. Saras nevrikoset dhe i thotë se do i gjuajë. Kumud vjen dhe pyet çfarë ndodhi. Prashant thotë se Saras po sillet çuditshëm ngaqë është i sëmurë. Saras përzë Prashantin. Të gjithë shqetësohen pasi Kabir nuk gjendet gjëkundi. Anushka thotë se është faji i saj. Të gjithë e pyesin atë çfarë ka ndodhur. Anushka u thotë se Kabir i propozoi asaj, por ajo tha jo. Vidiaçatur i thotë të mos shqetësohet sepse ai do kthehet. Saras i thotë Kumudit se Prashant është njeri i keq. Kumud shqetësohet. Deni, Anushka dhe Kusum nisen të gjejnë Kabirin. Saras është në makinë gati sa nuk përplas një person. Personi i thotë atij të hapë sytë. Saras mendon për Prashantin që i dha apartamentin edhe pse nuk ja kishte dhënë njeriu më parë. Ai kujton dhe kur ju fikën dritat, kur Prashanti i mori në shtëpinë e tij për të fjetur, kur ai dhe Kumud dolën të bëjnë pazar. Saras e kupton dhe thotë pse nuk e kam parë këtë më parë. Ai telefonon Kumudin , por ajo nuk përgjigjet. Saras shqetësohet dhe nxiton për në shtëpi. Një vajzë e thërret kumudin Puja. Më pas e kupton që nuk është ajo dhe i kërkon të falur. Saras vjen dhe e sheh këtë. Vajza i thotë Kumudit se ngjan shumë me një vajzë me emrin Puja që jeton në apartamentin 1003. Kumud i thotë se në atë apartament jeton ajo dhe Saras. Vajza i thotë se mbase Puja është larguar. Kumud largohet. Saras shkon të flasë me atë vajzën dhe e pyet për Pujan. Ajo i tregon foton e Pujas dhe Saras habitet sa ngjan ajo me Kumudin. Ai i kërkon asaj numrin e të afërmve të Pujas. Saras mendon të gjejë çfarë lidhje ka pasur Puja me Prashantin./revistawho.com