Ende pa mbaruar premtimin që u bëri të gjithë italianëve të cilët do të votonin kundër referendumit të Matteo Renzit, duke thënë se do t’u bënte të gjithëve seks oral, Paola Saulioni ka goditur sërish me një premtim “bombë”. Kësaj here ajo ka menduar t’i japë një shtysë të fortë lojtarëve të skuadrës së zemrës, Napolit, duke u premtuar se nëse ata do të fitojnë Ligën e Kampionëve, do t’u bëjë seks oral të gjithë lojtarëve. Kujtojmë që në skuadrën e Napolit aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.
Për të dhe shokët e tij të skuadrës ky zotim i modeles italiane do të shërbejë si një “motiv” më shumë për të dhënë maksimumin, duke filluar që në ndeshjen e së mërkurës ndaj Realit të Madridit. Ndërkohë nëse Napoli fiton Serinë A, ajo premton se do t’u bëjë seks oral të gjithë tifozëve të skuadrës italiane. “Unë jam tifozë e zjarrtë e Napolit dhe do të isha shumë e lumtur t’u bëja seks oral çunave nëse fitojnë Ligën e Kampionëve. Por nëse fitojnë Serinë A, atëherë do t’u bëj seks oral të gjithë tifozëve”, është shprehur modelja. “Për mua dy gjëra janë shumë të rëndësishme: futbolli dhe seksi”, ka vijuar me tej Paola Saulioni./Panorama