Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Krimi i pasionit/ Zbardhen dëshmitë e shoqeve të viktimës: Ç’ndodhi mes tyre

13/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Krimi i pasionit/ Zbardhen dëshmitë e shoqeve të viktimës: Ç’ndodhi mes tyre

Faktet e reja të zbuluara nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vdekjes së Ermira Dushit (Arapi) dhe Drini Dervenit si dhe dëshmitë e shoqeve të 29­vjeçares hedhin dritë mbi zbulimin e të vërtetës mbi këtë ngjarje, raporton “Panorama”. Nga ekspertët e hetimit mësohet fakti se Ermira ka kërkuar ndarjen prej Drinit që pas Vitit të Ri. Sipas dëshmive të disa prej shoqeve të saj, Ermira kërkonte të tërhiqej nga kjo lidhje sepse Drini i shkonte shpesh në dyqanin e saj, në qendër të qytetit, përgjatë pedonales kryesore.





Burimet nga hetimi tregojnë për “Panorama” se Ermira donte t’i kthehej jetës së qetë familjare dhe për këtë i ka kërkuar të ndaheshin Drinit, gjë që nuk pranohej prej tij. Grupi hetimor gjithashtu do të këqyrë tabulatet telefonike të çiftit të dashuruar, prej të cilave do të nxirren mesazhet dhe thirrjet telefonike të tyre për gjatë gjashtë muajve të fundit. Por, siç u dyshua edhe në fillim, paralelisht do të vijojnë hetimet edhe për ndonjë konflikt të djalit apo të vajzës me të tjerë persona, konflikt që mund të ketë ardhur për shkaqe të tjera ende të paqarta. Ndërkohë, nga grupi hetimor janë sekuestruar edhe kamerat e dyqanit të perdeve që menaxhohej nga Ermira, si dhe disa kamera afër biznesit të saj, të cilat do të verifikohen në ditët në vijim për të parë hyrjet dhe daljet në dyqan kohët e fundit, sidomos pas Vitit të Ri që dyshohet se ajo kërkonte shkëputjen nga i dashuri i saj, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore prej disa kohësh. Ermira Arapi dhe Drini Derveni humbën jetën dy ditë më parë në Fier. Kalimtarë të rastit gjetën trupat e pajetë brenda një automjeti në pronësi të Dervenit. Policia zyrtarisht u shpreh se bëhej fjalë për një vrasje dhe më pas vetëvrasje nga ana e Drini Dervenit. Ky i fundit vinte nga një familje e respektuar në Fier. Madje, kjo bëri që ai të përcillej për në banesën e fundit nga qindra miq e të afërm, ndryshe nga sa u përcoll Ermira, për të cilën u bë një ceremoni nga prindërit dhe familjarët e saj në fshatin Ngurrëz të Lushnjës.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
VIDEO/ Aurela Gaçe dedikim koleges: Jam krenare për ty pa pritur të bësh bujë nëpër botë

VIDEO/ Aurela Gaçe dedikim koleges: Jam krenare për ty pa pritur të bësh bujë nëpër botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera